Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se kjo parti nuk do të votojë për asnjë kandidat për nënkryetar të Kuvendit nga pakicat serbe.
Sipas saj, situatën duhet ta zhbllokojnë “ata që e kanë bllokuar”.
“Nuk do të votojmë asnjë. Thashë, ata që e kanë bllokuar këtë situatë le ta zhbllokojnë. Ne kemi dashur t’i japim epilog, kemi ardhur deri këtu. Asnjëherë zgjedhja e nënkryetarëve nuk është politizuar në këtë formë,” ka deklaruar Kadrijaj.


