KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuvendi Komunal i Prishtinës dështon të miratojë buxhetin dy ditë para zgjedhjeve lokale
Lajme

Kuvendi Komunal i Prishtinës dështon të miratojë buxhetin dy ditë para zgjedhjeve lokale

KosovaNewss
KosovaNewss 18:45 -09/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy ditë para mbajtjes së Zgjedhjeve lokale, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, nuk u arrit të miratohet buxheti për vitin e ardhshëm.

mbledhje e jashtëzakonshme kishte të vetmen pikë të rendit të ditës-  propozimvendimin për miratimin e buxhetit për vitin 2026. Edhe kësaj radhe, mungesa e opozitës në sallë pamundësoi mbajtjen e mbledhjes për shkak të mungesës së kuorumit.

Përveç Lëvizjes Vetëvendosje e Partisë Demokratike të Kosovës, prezent në sallë nuk ishte as kryetari, Përparim Rama dhe një pjesë e ekzekutivit. Asamblisti i AKR-së, Gëzim Mehmeti u shpreh se kjo mbledhje për miratimin e buxhetit, është domosdoshmëri ligjore dhe përgjegjësi publike.

“Ky buxhet nëse nuk miratohet, atëherë mësimdhënësit, punëtorë të administratës, të shërbimeve publike, të mirëmbajtjes, të institucioneve komunale e familjarë tonë, do të mbeten pa paga”- deklaroi Mehmeti, sot më 09.10.2025. Pasi u konstatua se në sallë nuk ka kuorum, kryesuesi i kësaj mbledhjeje, Ajet Brajshori shpalli mbledhjen të mbyllur.

- Reklamë -

Edhe më 24.09.2025, dështoi mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal për miratimin e buxhetit për vitin 2026. Të pranishëm në sallë nuk ishin po ashtu asnjëra prej dy grupeve më të mëdha opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, të cilat e bojkotuan këtë mbledhje.

Buxheti i Komunës së Prishtinës tashmë është i bllokuar.Mbledhjet e jashtëzakonshme të thirrura nga kryetari Rama, për kalimin e mjeteve buxhetore, nuk kanë sjellë asnjë rezultat për disa muaj me radhë.Dy partitë më të mëdha opozitare, LVV dhe PDK, të cilat nuk ia bëjnë kuorumin Ramës, përgjegjës për këtë situatë e lënë vetë pushtetin lokal.

Ndërkohë, mospajtimet mes qeverisjes lokale dhe nivelit qendror kanë bërë që tash e nëntë muaj buxheti i Prishtinës të mbetet pezull.Për këtë më 05.09.2025, kryetari Përparim Rama ka dorëzuar një kërkesë-padi në Gjykatën Kushtetuese kundër Ministrisë së Financave lidhur me çështjen e buxhetit të komunës.Pas dorëzimit të kësaj kërkese në Kushtetuese, Rama ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, se qëllimisht po bën “bllokadë politike ndaj kryeqytetit”.

Në anën tjetër, ministri në detyrë Hekuran Murati i është kundërpërgjigjur Ramës duke publikuar një kronologji të afateve ligjore për miratimin e buxhetit komunal e duke theksuar se Prishtina ka humbur të gjitha mundësitë për ta futur projektbuxhetin e saj në Ligjin e Buxhetit për vitin 2025.Po ashtu, edhe bllokada në Kuvendin e Kosovës, sipas qeverisë në detyrë, ka pamundësuar alokimin e mjeteve buxhetore për Komunën e Prishtinës, gjë të cilën e ka kundërshtuar Rama.

Sipas kryetarit, moskalimi i buxhetit të komunës po bëhet për “qëllime politike”.Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, nëse buxheti nuk kalon brenda vitit fiskal, Komuna mbetet vitin vijues me buxhet të vjetër dhe rrezikon shpërndarjen e Kuvendit.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

KosovaNewss 09/10/2025 09/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:34 -06/06/2026
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
08:38 -06/06/2026
Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?