Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me dronë “SkyDagger 15”, të prodhimit turk.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi.
“Po, FSK është pajisur me dronë ‘SkyDagger 15”, tha shkurt Gashi.
Droni ‘SKYDAGGER 15’ mund të fluturojë deri në 36 minuta, të arrijë shpejtësi deri në 130 km/h dhe të bartë ngarkesa deri në 5 kilogramë.
Përdoret për filmime ajrore, kërkim-shpëtim, inspektime teknike apo dërgim të pajisjeve të vogla në zona të paarritshme.
Pamje ekskluzive nga Aeroporti i Prishtinës – Mbërrijnë nga Turqia dronët kamikazë “SkyDagger 15”Pamje ekskluzive nga Aeroporti i Prishtinës – Mbërrijnë nga Turqia dronët kamikazë “SkyDagger 15”
Posted by Tëvë Info on Wednesday, October 8, 2025


