KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermani: Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar
Botë

Gjermani: Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar

Kosova News
Kosova News 14:06 -08/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Bundestagu shtrëngon politikën e migracionit. Sot bëhet fjalë për shfuqizimin e marrjes së nënshtetësisë së përshpejtuar në rast integrimi të shkëlqyer, të vendosur nga qeveria e mëparshme.

Ka më shumë se një vit, që në Gjermani janë në fuqi rregulloret e shkurtuara për marrjen e nënshtetësisë.  Tani si rregull, marrja e nënshtetësisë është e mundur pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani, në vend të tetë viteve si më parë. Por në rast të përpjekjeve të veçanta për integrimin, natyralizimi i përshpejtuar bëhej i mundur vetëm pas tre vitesh. Koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve, CDU/CSU dhe SPD tani dëshiron ta shfuqizojë këtë opsion veçanërisht të përshpejtuar. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt beson se “natyralizimi turbo”, siç quhej, i arritur nga qeveria e koalicionit të mëparshëm ishte i gabuar.

Kriteret që mundësonin nënshtetësinë e përshpejtuar

Për të aplikuar për marrjen e përshpejtuar të nënshtetësisë pas tre vitesh, aplikantët duhet të demonstrojnë rezultate veçanërisht të mira integrimi, për shembull, në shkollë, punësim ose punë vullnetare. Përveç kësaj, aplikantët duhet të jenë në gjendje të mbështesin veten dhe familjen e tyre dhe të demonstrojnë aftësi të avancuara të gjuhës gjermane. Kurse për marrjen e nënshtetësisë pas pesë vitesh, zbatohen kërkesa më të ulëta, siç psh tek aftësitë gjuhësore. Megjithatë, shpenzimet e jetesës duhet të jenë të mbuluara dhe të qëndrueshme financiarisht.

Qëndrimet për heqjen e marrjes së përshpejtuar të nështetësisë janë të ndryshme. Kryetari i Këshillit Gjerman të Ekspertëve për Integrimin dhe Migracionin, Winfried Kluth, e konsideron këtë veprim të arsyeshëm sepse me këtë korrigjohet përshtypja, se qasja në shtetësinë gjermane është shumë e lehtë. Kurse studiuesi i migracionit Herbert Brücker i Institutit për Kërkime të Punësimit ka paralajmëruar se ky ndryshim do të zvogëlonte nxitjen për njerëzit me kualifikim të lartë për të ardhur në Gjermani/ dw

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 08/10/2025 08/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?