KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ”Jemi pranë paqes”, Trump optimist, por ende s’ka tym të bardhë nga Egjipti
Botë

”Jemi pranë paqes”, Trump optimist, por ende s’ka tym të bardhë nga Egjipti

Kosova News
Kosova News 11:54 -08/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm i SHBA, Steve Wittkof, dhe dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, do t’i bashkohen bisedimeve për paqen në Gaza mes negociatorëve izraelitë dhe të Hamasit në Egjipt.

Përfshirja e tyre vjen teksa dita e dytë e bisedimeve indirekte përfundoi pa ndonjë rezultat të prekshëm. Siç bëri të ditur një zyrtar i lartë palestinez, palët patën mosmarrëveshje mbi hartat e propozuara të tërheqjes izraelite nga Gaza dhe mbi garancitë që Hamasi kërkon për të siguruar që Izraeli të mos rinisë luftimet pas fazës së parë të marrëveshjes.

Trump u shpreh optimist duke thënë se kishte një mundësi për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme: “Jemi shumë pranë arritjes së një ujdie në Lindjen e Mesme e cila do të sjellë paqen atje, pas gjithë këtyre viteve dhe miliona e dhjetëra miliona njerëzve të vrarë. Ekziston mundësi për paqe”. 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk e komentoi statusin e bisedimeve, por i tha izraelitëve se këto ishin “ditë vendimtare”. Në një postim në X, Netnjahahu shtoi se Izraeli do të vazhdonte të vepronte për arritjen e qëllimeve në luftë: kthimi i të gjitha pengjeve, eleminimi i regjimit të Hamasit dhe premtimi që Gaza të mos jetë më kërcënim për Izraelin.

Përpos Kushner dhe Witkof, bisedimeve do t’u bashkohet edhe kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani, i konsideruar si një negociator kyç. I pranishëm të mërkurën do të jetë edhe kreu i inteligjencës turke.  

Sipas raportimeve, bisedimet po fokusohen në 5 çështje kyçe: armëpushim i përhershëm, shkëmbimi i pengjeve, tërheqja e forcave izraelite, hyrja e ndihmave humanitare dhe qeverisja e pasluftës.  

Kryenegociatori i Hamasit, Khalilal-Hayya, i shënjestruar nga një sulm izraelit në Katar, tha se grupi ishte gati të pranonte ujdinë, por se donte garanci reale nga Trump dhe komuniteti ndërkombëtar.    (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 08/10/2025 08/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?