Në rrugën “Garbaldi” në Prishtinë, më dielën rreth orës 16:58, një person ka mbetur i lënduar pasi është qëlluar me armë zjarri.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari pas të shtënave është larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja si dëshmi materiale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.


