KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?
Botë

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

Kosova News
Kosova News 13:01 -05/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ishte një skenë që tërhoqi mjaft vëmendjen në Zyrën Ovale ku ishin ulur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe ai turk, Erdogan në shtator. Trump vlerësoi i ekzaltuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, para gazetarëve: “Kemi një marrëdhënie të mirë. Ai po bën një punë shumë të mirë në vendin e tij. Është një njeri shumë i respektuar. Të gjithë e respektojnë. Edhe unë e respektoj.” Por në mes të lëvdatave erdhi një kërkesë që përfaqëson një sfidë të madhe ekonomike dhe gjeopolitike për Ankaranë: Trump kërkoi që Erdogan të ndalojë blerjen e naftës dhe gazit nga Rusia.

Edhe vendet e G7-ës e kanë rritur presionin. Pas një takimi virtual të mërkurën, shtatë vendet kryesore të industrializuara perëndimore – Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia dhe SHBA-ja – deklaruan bashkërisht se ishte koha për të “maksimizuar presionin mbi eksportet e naftës së Rusisë”. Kjo masë synon të zvogëlojë të ardhurat që i nevojiten Moskës për luftën.

Deri më tani, Turqia nuk ka reaguar pas deklaratave të Donald Trumpit apo kërkesës së G7-ës. Varësia e saj energjetike është pika më e ndjeshme e vendit në Bosfor. Turqia është jashtëzakonisht e varur nga Rusia për furnizimet e saj me energji.

Fakte dhe shifra mbi varësinë turke

Sipas të dhënave nga Autoriteti Rregullator i Tregjeve të Energjisë Turke (EPDK), 66 përqind e importeve dhe produkteve turke të naftës erdhën nga Rusia vitin e kaluar. Sipas ekspertit kryesor të energjisë Necdet Pamir, shifra ishte më shumë se 68 përqind një vit më parë se 2024-n, kurse deri në fund të vitit 2022, ajo ishte në 41 përqind.

Shifrat e larta të importit janë një pasojë e drejtpërdrejtë e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës: Turqia po përfiton nga fakti që Rusia është nën presion për shkak të sanksioneve të BE-së dhe po ofron përkohësisht naftën e saj deri në 15 përqind nën çmimet e tregut ndërkombëtar. Një ndalim importi jo vetëm që do të rrezikonte sigurinë e furnizimit të Turqisë, por do të eliminonte edhe këtë avantazh të qartë çmimi. Edhe 41 përqind të importeve të saj të gazit natyror Ankaraja i mori nga Rusia në vitin 2024. Gazi rus i dorëzohet Turqisë kryesisht përmes tubacioneve Blue Stream (Mavi Akim) dhe Turk Stream (Türk Akim).

Refuzimi i Moskës dhe strategjia e Turqisë

Menjëherë pas takimit të Trump me Erdoganin, Kremlini njoftoi përmes zëdhënësit, Dmitry Peskov, se tubacionet e gazit për në Turqi vazhdonin të funksiononin me “kapacitet të plotë”. Nuk do të kishte ndërprerje për sa kohë që rrjedha e gazit ishte “e dobishme” për Turqinë. Peskov e qartësoi edhe qëndrimin e Moskës: “Turqia është një shtet sovran që merr vendimet e veta në lidhje me bashkëpunimin me ne”.

Ekspertët nuk presin që Turqia të ndalojë importet e energjisë nga Rusia në vitet e ardhshme. Në vend të kësaj, Ankaraja po ndjek një strategji të qetë: diversifikimin. Kompania shtetërore BOTAS nënshkroi dy kontrata afatgjata gjatë vizitës së fundit të Erdoganit në Shtetet e Bashkuara për të zgjeruar furnizimin e saj me gaz natyror: një marrëveshje me kompaninë amerikane Mercuria për të furnizuar një total prej 70 miliardë metrash kub gaz natyror të lëngshëm (LNG) për 20 vjet duke filluar nga viti 2026; Për më tepër, u njoftua një marrëveshje paraprake me Woodside Energy për 5.8 miliardë metra kub LNG.

Kadri Tastan, ekspert për Turqinë në Fondin Gjerman Marshall me seli në SHBA, vëren se qeveria turke ka bërë vërtet përpjekje të mëdha vitet e fundit për të diversifikuar burimet dhe për të siguruar sigurinë e saj energjetike. Në të njëjtën kohë, ajo po promovon gjithashtu energjitë vendase dhe, në veçanti, energjitë e rinovueshme. Sipas tij, marrëveshjet e reja me SHBA-në përmbajnë edhe një aspekt strategjik përveç diversifikimit. Marrëdhëniet politike me SHBA-në kanë qenë të tendosura vitet e fundit, kujton Tastan. Përveç Shteteve të Bashkuara, Turqia ka nënshkruar kontrata për gaz natyror të lëngshëm edhe me Egjiptin, Algjerinë, Katarin dhe Nigerinë në vitet e fundit.

Ankaraja: E varur nga Moska për energjinë bërthamore dhe linjitin

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 05/10/2025 05/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?