KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Vij nga Kosova, e di çfarë është pushtimi”, Albulena Fazliu tregon pse iu bashkua anijeve që u nisën drejt Gazës
Lajme

“Vij nga Kosova, e di çfarë është pushtimi”, Albulena Fazliu tregon pse iu bashkua anijeve që u nisën drejt Gazës

Kosova News
Kosova News 12:21 -05/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Forcat izraelite kanë ndaluar anijet që transportonin aktivistë të huaj dhe ndihma drejt Gazës.

Mësohet se mes aktivistëve nga mbi 40 vende të botës ndodhet edhe shqiptarja nga Kosova, Albulena Fazliu.

Fillimisht u raportua se ajo ishte ndaluar nga ushtria izraelite.

Ndërsa tani Kolektivi për Mendimi dhe Veprimi Feminist ka lëshuar një deklaratë të re, duke thënë se Albulena mund të jetë në një anije që ende nuk ka mbërritur në Gaza.

- Reklamë -

Ndryshe, së fundmi po qarkullon një video ku vetë shqiptarja tregon arsyet që e shtynë atë të niset drejt Gazës.

“Emri im është Albulena Fazliu dhe jam një refugjate. E lindur në vitet e 90-ta në një vend të vogël të okupuar, i njohur sot si Kosova, e di se çfarë në të vërtetë do të thotë pushtimi”, e nis videon Fazliu.

“Në fakt, një nga kujtimet më të hershme që kam si fëmijë, ishin ato të kalimit të kufijve në mes të natës me familjen time, për t’i shpëtuar persekutimit. Ato më formësuan jetën, vlerat dhe identitetin tim, dhe më mësuan rëndësinë e solidaritetit përballë krizës”, vazhdon ajo.

“Ndërsa bota dëshmon për krimet dhe mizoritë kundër njerëzimit të kryera nga shteti sionist, nuk mund të mos kem një ndjenjë të thellë dëshpërimi, pasi janë thënë shumë fjalë, megjithatë deri më tani nuk është bërë asgjë nga udhëheqësit e botës”, shton shqiptarja.

Ndërsa mijëra fëmijë palestinezë vdesin të varrosur nën ndërtesa të shembura ose lihen të vdesin nga uria që bota ta shohë, pyes veten se çfarë mendojnë ata për këtë botë. Një botë që zgjodhi të heshtë. Si njerëz të botës, fëmijët e Palestinës janë fëmijët tanë dhe ne nuk mund të heshtim. Sot po lë familjen, miqtë dhe jetën time të sigurt, për të mbrojtur atë që besoj se është një e drejtë absolute dhe universale, se asnjë fëmijë në këtë botë nuk meriton të vritet qëllimisht”, deklaroi Albulena.

“Askush nuk është i lirë, derisa Palestina të jetë e lirë”, përfundon ajo videon.

Ndryshe, flotilja është simboli më i profilit të lartë i kundërshtimit ndaj bllokadës së Gazës nga Izraeli

Gjithashtu lexoni:

SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror

Kosova News 05/10/2025 05/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

06/06/2026
11:57 -06/06/2026
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën
11:44 -06/06/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet
11:21 -06/06/2026
“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
10:54 -06/06/2026
Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?