KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënimet minimale dhe mungesa e harmonisë mes institucioneve po e dëmtojnë luftën kundër trafikimit
Siguri

Dënimet minimale dhe mungesa e harmonisë mes institucioneve po e dëmtojnë luftën kundër trafikimit

Kosova News
Kosova News 08:43 -05/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për trafikimin me qenie njerëzore ka evidentuar qartë mungesën e harmonisë mes institucioneve të sigurisë në Kosovë, si dhe dënimet minimale që shqiptohen nga gjykatat ndaj trafikantëve.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Shala tha se ky raport duhet të shërbejë si alarm për institucionet e Kosovës që të forcojnë kapacitetet njerëzore, trajnimet dhe mbështetjen teknologjike në luftën kundër këtij fenomeni.

“Në bazë të raportit të DASH është përcaktuar qartë se sistemi prokurorial, gjyqësori dhe policia e Kosovës nuk kanë harmoninë e duhur dhe mungon bashkërendimi për t’iu qasur problemit në aspektin etiologjik dhe fenomenologjik. Po ashtu, dënimet e shqiptuara nga sistemi gjyqësor nuk janë në përputhje me interesin e përgjithshëm”, theksoi ai.

Shala kritikoi ashpër edhe dënimet e ulëta dhe mungesën e përgatitjes së stafit profesional në këtë fushë.

“Dënimet janë minimale, ndërsa përgatitja e personelit adekuat për trajtimin e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore është e pamjaftueshme. Kjo, bashkë me trajtimin jo të barabartë të grupeve të margjinalizuara në Kosovë, ka ndikuar që DASH të jetë një zë njëkohësisht kritik dhe vlerësues. Në të njëjtën kohë, duhet të përcaktohen qartë direktivat dhe interesat strategjike për një ambient të sigurt, të bazuar në premisa të qëndrueshme”, shtoi ai.

Sipas Shalës, planet dhe dokumentet strategjike të institucioneve duhet të përfshijnë kërkesat dhe rekomandimet që burojnë nga raporti i DASH-it.

“Pa dyshim, dokumentet strategjike me të cilat veprojnë institucionet duhet t’i inkorporojnë rekomandimet e DASH-it. Një ndër to është shtimi i kapaciteteve humane për t’u përballur me kërcënimet reale, si dhe zhvillimi i trajnimeve të avancuara dhe mbështetja teknologjike. Po ashtu, sistemi gjyqësor duhet të jetë më rigoroz dhe të mos aplikojë dënime minimale, por dënime që pasqyrojnë realisht peshën e veprës penale”, deklaroi ai.

Në raportin e publikuar më 29 shtator, Shtetet e Bashkuara e renditën Kosovën në Nivelin 2 sa i përket luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore. Kjo kategori përfshin vendet ku qeveritë bëjnë përpjekje të konsiderueshme, por ende nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale ndërkombëtare. Në të njëjtin nivel janë renditur edhe Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Raporti vlerëson se Kosova ka rritur përpjekjet në krahasim me vitin e kaluar, duke përfshirë ndjekjen penale të më shumë personave të dyshuar për trafikim dhe identifikimin e një numri më të madh viktimash. Po ashtu, është rritur financimi për mbështetjen dhe kompensimin e tyre.

Megjithatë, sipas DASH-it, dënimet e ulëta për trafikantët dhe moszbatimi i ligjit në mënyrë të rreptë mbeten sfidat kryesore. Raporti ngriti shqetësime edhe për rastet e fëmijëve të detyruar për të lypur, të cilat shpesh trajtohen si raste keqtrajtimesh apo neglizhence, e jo si trafikim.

Kategoritë më të cenueshme ndaj trafikimit, sipas raportit, janë gratë, vajzat, fëmijët nga komunitetet rom, ashkali e egjiptian, personat LGBTQ+, migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët. Shumë prej tyre shfrytëzohen për trafikim seksual, punë të detyruar dhe lypje.

Raporti kujton se ligji në Kosovë parashikon dënime deri në 15 vjet burg për trafikimin e qenieve njerëzore, por zbatimi i tij vazhdon të mbetet i mangët.

Gjithashtu lexoni:

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Kosova News 05/10/2025 05/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

IHMK: Sot mot me vranësira, mundësi për reshje shiu
09:12 -27/07/2026
Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc
08:53 -27/07/2026
Konjufca pret në takim ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad
08:49 -27/07/2026
Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?