KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani në ndërrimin e komandës së KFOR-it: Kosova gjithmonë do të mbetet mirënjohëse për shërbimin tuaj
Siguri

Osmani në ndërrimin e komandës së KFOR-it: Kosova gjithmonë do të mbetet mirënjohëse për shërbimin tuaj

Kosova News
Kosova News 13:09 -03/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ndërrimit të Komandës së KFOR-it tha se për më shumë se dy dekada KFOR ka qenë gur themel i paqes sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ndërrimit të komandës së KFOR-it tha se për më shumë se dy dekada KFOR-i ka qenë gur themel i paqes sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

Ajo theksoi se populli i Kosovës është i rreshtuar me vlerat e lirisë e demokracisë, prandaj siç tha Osmani aspirata e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO nuk është thjesht një zgjedhje strategjike, por një pasqyrim i asaj se kush jemi.

“Kosova gjithmonë do të mbetet mirënjohëse për shërbimin tuaj, për sakrificën tuaj dhe për përkushtimin tuaj të palëkundur për paqe. Uroj që ky mision të vazhdojë të qëndrojë si simbol i angazhimit të qëndrueshëm të NATO-s dhe si një premtim i gjallë se, së bashku, uniteti vërtet i kapërcen të gjitha. Kjo kauzë e madhe, pa dyshim, kërkon përpjekjen e secilit prej nesh. Historikisht edhe sot, populli i Republikës së Kosovës gjithmonë është rreshtuar me vlerat e lirisë, demokracisë dhe sigurisë kolektive.

- Reklamë -

Kjo është arsyeja pse aspirata jonë për t’u anëtarësuar në NATO nuk është thjesht një zgjedhje strategjike, por një pasqyrim i asaj se kush jemi. Në kohë kur kërcënimet ndaj paqes po shtohen, aleanca është më e fortë kur qëndron pranë partnerëve që vërtet kanë dëshmuar përkushtimin e tyre. Kosova e ka bërë këtë vazhdimisht – përmes qëndrueshmërisë sonë, reformave tona dhe vendosmërisë së popullit tonë. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë krah aleatëve tanë, sepse vetëm së bashku mund të sigurojmë që paqja e fituar me mund sot, të bëhet paqja e qëndrueshme e së nesërmes”, theksoi ajo.

Tutje presidentja e vendit, Vjosa Osmani shtoi se një realitet do të jetë i plotë vetëm atëherë kur flamuri i Republikës së Kosovës të qëndrojë pranë të gjithë flamujve që shohim sot këtu, si anëtare krenare e NATO-s.

“Vendosmëria e Kosovës do të mbetet e palëkundur. Në mbrojtje të këtyre vlerave, në mbrojtje të sovranitetit të saj, dhe në mbrojtje të çdo pëllëmbe të integritetit tonë territorial. Vetëm kur veprojmë të bashkuar në mbrojtje të këtyre vlerave, mund të ëndërrojmë për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe. Një realitet që do të jetë i plotë vetëm atëherë kur flamuri i Republikës së Kosovës të qëndrojë pranë të gjithë flamujve që shohim sot këtu, si anëtare krenare e NATO-s”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Kosova News 03/10/2025 03/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

06/06/2026
11:57 -06/06/2026
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën
11:44 -06/06/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet
11:21 -06/06/2026
“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
10:54 -06/06/2026
Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?