KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Diaspora kosovare dërgoi 785.06 milionë euro
Ekonomi

Diaspora kosovare dërgoi 785.06 milionë euro

Kosova News
Kosova News 09:29 -02/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se remitancat si kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në korrik 2025 shënoi 785.06 milionë euro, që paraqet rritje prej 31.27 milionë euro ose 4.15% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

“Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin gusht 2025 ishin rreth 143.4 milionë euro, duke arritur kështu vlerën 928.48 milionë euro (preliminare) për tetë muajt e parë të vitit 2025. Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit gusht kanë qenë përmes IFJB me 41.02% përmes bankave komerciale me 17.19% dhe kanaleve tjera me 41.79%”, njofton BQK.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, njofton se bilanci i pagesave, deri në fund të muajit korrik 2025 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 742.18 milionë euro, i cili tregon rritje prej 206.40 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kurse bilanci tregtar – në mallra deri në fund korrikut 2025 shënoi deficit në vlerë 3.19 miliardë euro, që është për 19.03% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë shënoi vlerën 528.27 milionë euro e që paraqet rënie prej 1.71%, ndërsa importi i mallrave shënoi rritje prej 15.57% duke arritur vlerën 3.72 miliardë euro.
Llogaria e shërbimeve, e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në fund të korrikut 2025 shënoi vlerën e 1.11 miliard eurove, që është për 22.25% më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.
Të ardhurat parësore – deri në fund të korrikut 2025 shënuan bilanc pozitiv prej 184.93 milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vlerë 113.88 milionë euro dhe tregon për një rritje prej afër 62.39%%.

- Reklamë -

Të ardhurave dytësore – mbetet kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në korrik 2025 kjo llogari shënoi bilanc pozitiv prej 1.15 miliard që është për 2.74% më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Asetet në llogarinë financiare – deri në fund të korrikut 2025 kanë shënuar bilanc pozitiv për  376.32 milionë euro. Detyrimet financiare – kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë  prej 900.63 milionë euro.
Investimet Direkte në Kosovë – deri në fund të korrikut 2025 ishin 540.94 milionë euro që paraqet një rritje prej 24.24% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 212.78 milionë euro.
Asetet rezervë – deri në fund të korrikut 2025 janë rritur për 201.48 milionë euro, që paraqet një rritje prej 30.22% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishin 154.73 milionë euro. Rritjes së aseteve rezervë i ka kontribuar rritja e depozitave të cilat gjatë periudhës janar-korrik 2025 u rritën për 264.06 milionë euro. Ndërsa, investimet në Letra me Vlerë gjatë kësaj periudhe u zvogëluan për 62.58 milionë euro për shkak të maturimit të disa prej Letrave me Vlerë.

Pozicioni i investimeve ndërkombëtare – në tremujorin e dytë 2025, u karakterizuar me rritjen e vlerës së aseteve ndërkombëtare për 280.91 milionë euro dhe detyrimeve ndërkombëtare për 468.12 milionë euro. Vlera e akumuluar e aseteve ndërkombëtare në fund të qershor 2025 shënoi 8.41 miliardë euro, ndërsa vlera e detyrimeve 10.96 miliardë euro.

Rritjes së aseteve ndërkombëtare – në tremujorin e dytë 2025 i kanë kontribuar kategoria e investimeve direkte për 93.85 milionë euro, investimeve në letra me vlerë për 59.94 milionë euro dhe asetet rezervë me  187.58 milionë euro. Ndërsa, rënie ka shënuar kategoria investimet tjera për -60.46 milionë euro.
Në kuadër të detyrimeve të jashtme – gjatë tremujorit të dytë 2025 investimet e huaja direkte në Kosovë janë rritur për  234.83 milionë euro, ndërsa investimet tjera u rritën për  233.29 milionë euro.

Borxhi i jashtëm bruto – i cili përfshinë borxhin publik dhe privat në fund të tremujorit të dytë 2025, arriti vlerën 4.43 miliardë euro, e cila paraqet rritje prej 218.19 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak. Kontribuuesi kryesor i rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë ishte sektori privat për 133.13 milionë euro, ndërsa borxhi publik u rrit për 85.05 milionë.

“Borxhi i sektorit publik – në fund të tremujorit të dytë 2025 arriti vlerën 1.02 miliardë euro duke marrë pjesë me 23.03% në gjithsej borxhin e jashtëm. Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, i cili në fund të tremujorit të dytë 2025 ishte  857.81 milionë euro. Borxhi i sektorit privat – të tremujorit të dytë 2025 arriti vlerën 3.41 miliardë euro. Pjesëmarrësit në borxhin privat janë bankat komerciale 21.10% kompanitë në relacion të investimeve direkte 27.31% dhe sektorët tjerë 51.59%”, thuhet nëm raportin e BQK-së, për Bilancin e Pagesave.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

Kosova News 02/10/2025 02/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë
12:27 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?