KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Afganistani zhytet në terr, talebanët ndërpresin internetin
Botë

Afganistani zhytet në terr, talebanët ndërpresin internetin

Kosova News
Kosova News 12:55 -30/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria talebane në Afganistan ka vendosur të ndërpresë telekomunikacionin në të gjithë vendin, disa javë pasi ata filluan të ndërpresin lidhjet e internetit me fibra optike për të parandaluar atë që e quajnë “imoralitet”.

Sipas organizatës Netblocks, vendi aktualisht është në një gjendje errësire të plotë sa i përket aksesit në internet. Agjencitë ndërkombëtare raportuan se kishin humbur kontaktin me zyrat e tyre në kryeqytetin Kabul, teksa interneti celular dhe televizioni satelitor u ndërprenë gjithashtu në të gjithë Afganistanin.

Që kur morën pushtetin në vitin 2021, talebanët kanë futur një sërë kufizimesh në përputhje me interpretimin e tyre të ligjit islamik të Sheriatit. Një zyrtar taleban tha se mbyllja e telekomunikacionit do të zgjasë deri në njoftim të mëtejshëm.

Mediat lokale raportuan se fluturimet nga aeroporti i Kabulit u ndërprenë gjithashtu. Sipas të dhënave nga platforma Flightradar24, të paktën tetë fluturime të planifikuara për të martën si në nisje ashtu edhe në mbërritje u anuluan.

Banorët e Kabulit i thanë BBC-së se lidhjet e tyre optike ndaluan së punuari në fund të ditës së punës, rreth orës 5 pasdite sipas orës lokale. Si pasojë, shkalla e vërtetë nuk pritet të shihet deri të martën në mëngjes, kur rifillojnë shërbimet bankare dhe shërbimet e tjera të biznesit.

Kabllot me fibra optike janë thelbësore për transmetimin e të dhënave me shpejtësi të lartë dhe formojnë themelin e infrastrukturës globale të internetit. Përdoruesit e internetit në disa provinca afgane kanë raportuar qasje të ngadaltë në rrjet ose ndërprerje për javë të tëra.

Talebanët më parë njoftuan krijimin e një “rruge alternative” për të aksesuar internetin, por pa dhënë detaje. Në atë kohë, biznesmenët paralajmëruan se vazhdimi i ndalimit të internetit do të kërcënonte seriozisht aktivitetet e tyre.

Hamid Haidari, ish-kryeredaktor i 1TV, tha pas mbylljes së rrjetit se “vetmia ka përfshirë të gjithë vendin“. “Afganistani tani zyrtarisht ka zënë vendin e parë në garën e ndërprerjes së internetit duke ia kaluar Koresë së Veriut”, shkroi ai në rrjetin ‘X’.

Ish-parlamentarja afgane, tani në SHBA, Mariam Solaimankhil tha se “heshtja në internet, pa dëgjuar se çfarë po ndodh në Afganistan, është shurdhuese”.

Ky është ndalimi i fundit në një seri ndalimesh që talebanët kanë zbatuar që kur janë rikthyer në pushtet. Më herët këtë muaj, ata hoqën libra të shkruar nga gratë, si pjesë e një ndalimi të ri që ndali gjithashtu kurset mbi të drejtat e njeriut dhe ngacmimin seksual. Gratë dhe vajzat janë veçanërisht të prekura pasi tani atyre ju privohet arsimimi pas moshës 12 vjeç. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 30/09/2025 30/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?