KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​ME: Vjedhjet e energjisë elektrike na kushtojnë miliona euro në vit
Ekonomi

​ME: Vjedhjet e energjisë elektrike na kushtojnë miliona euro në vit

Kosova News
Kosova News 17:05 -16/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Ekonomisë ka ngritur shqetësimin mbi humbjet komerciale të KEDS-it si pasojë e kyçjeve të paautorizuara në rrjetin energjetik, duke thënë se një gjë e tillë vetëm gjatë vitit të kaluar ka shkaktuar humbje deri në 110 milionë euro.

Në një komunikatë për media thuhet se dy blloqet e Termocentralit “Kosova B” duhet të punojnë 31 ditë në vit për t’i mbuluar vetëm vjedhjet e energjisë elektrike.

Ndërsa për vitin 2022, sipas ministrisë, vjedhjet parashikohen të arrijnë deri në 99 milionë euro nëse çmimi i energjisë nuk rritet më tej në bursat ndërkombëtare apo 26 ditë pune të dy blloqeve të Termocentralit “Kosova B”.

“Këto vjedhje të energjisë elektrike, jo vetëm që janë vepra penale sipas Kodit Penal, por tashmë janë një kosto e papërballueshme që duhet të paguhen nga paratë e të gjithëve nëse nuk ndalen. Kryerësit e këtyre veprave, energjinë e vjedhur e shfrytëzojnë në mënyrë jo racionale, jo për nevojat bazike. Kyçjet e paautorizuara në rrjetin e energjisë elektrike përbëjnë rrezik edhe të jetës dhe rrezik në stabilitetin e rrjetit të distribuimit”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Ekonomisë thotë se janë duke ndërmarrë masa për të ofruar ndihmën e nevojshme në ndërprerjen e përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike dhe do të jetë në monitorim të aksioneve të KEDS-it për të ndalur vjedhjet e energjisë.

Ajo kërkon nga qytetarët që përveç kursimit të energjisë elektrike, të raportojnë secilin rast të vjedhjeve të energjisë kudo që ata i vënë re, pasi që kjo do të ndikojë në sigurinë e furnizimit me energji elektrike në këtë kohë të vështirë të krizës energjetike./kp

Gjithashtu lexoni:

Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Deliu: Është hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën, ai e ka shkelur vazhdimisht

Veteranët e UÇK-së në Pejë nisin pastrimin dhe përditësimin e listave të luftëtarëve

Të akuzuarit për masakrën e Mejës gjykohen në Prishtinë, por pa prezencë në seancë

Kosova News 16/08/2022 16/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?