KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Si ndryshon zemra pas moshës 50-vjeç? Ndryshimet te burrat dhe gratë
Shëndetësi

Si ndryshon zemra pas moshës 50-vjeç? Ndryshimet te burrat dhe gratë

Kosova News
Kosova News 17:03 -16/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Të pesëdhjetat shpesh konsiderohen si dekada më e rëndësishme e jetës së një njeriu.

Megjithatë, kjo moshë shoqërohet edhe me një këmbanë alarmi, për mirëqenien e organizmit dhe veçanërisht për shëndetin e zemrës.

Sëmundjet e zemrës janë ndër kontribuesit më të mëdhenj të vdekjeve të parakohshme në vend.

Në të pesëdhjetat, sëmundjet e zemrës janë kërcënimi më i madh për shëndetin e një gruaje dhe një burri.

Ekspertët thonë se rreth moshës 45, rreziku që një burrë të goditet nga një atak në zemër rritet.

Në fakt mosha mesatare që një burrë të goditet nga një atak në zemër është 66- vjeç.

Në rastin e grave, menopauza, e cila shfaqet rreth të 50-ve , mund të nxisë ndryshime në shëndetin e zemrës dhe të rrisë gjasat e një sëmundjeje.

Ngurtësimi i muskujve të zemrës

Kur njeriu futet në të pesëdhjetat, muskujt e zemrës nisin të ngurtësohen duke vështirësuar pompimin efikas të gjakut.

Një gjë e tillë përkeqësohet tek gratë për shkak të ndryshimeve hormonale.

Estrogjeni, një nga hormonet më të rëndësishme në organizmin e një gruaje nis të bjerë ndjeshëm kur një grua është 50-54 vjeç.

Një ndryshim i tillë rrit rrezikun jo vetëm të diabetit, por edhe sëmundjeve të zemrës.

Simptomat e problemeve të tilla janë: marrja e frymës, lodhja, enjtja e kyçeve, rrahjet e shpejta të zemrës dhe kolla me sekrecione.

Rrahjet e çrregullta të zemrës

Aritmia është shumë e përhapur pas të pesëdhjetave.

Tek gratë ajo shfaqet si pasojë e rënies së nivelit të estrogjenit dhe shoqërohet me simptoma të ndryshme.

Këtu përfshihet: marrja e frymës, të fikëti, dhimbjet e kraharorit dhe marramendja.

Gratë më të rrezikuara nga thyerja e zemrës

Thyerja e zemrës mund të jetë simbolikë e zhgënjimeve të mëdha në jetë, por sipas mjekëve zemra e një gruaje mund të thyhet me të vërtetë.

Ajo që ndodh është se hormonet e stresit ndërpresin ritmin normal të zemrës në një pjesë të veçantë të muskulit duke e dëmtuar atë.

Sindroma e zemrës së thyer është shumë e përhapur tek gratë nga mosha 58 deri në 70 -vjeç dhe shkaktohet kryesisht nga marrja e një lajmi të keq.

Sipas një studimi shumë njerëz mund të rimëkëmben nga kjo sindromë pa dëme të thella në zemër.

Mbipesha rrit rrezikun e problemeve me zemrën

Me kalimin e moshës, metabolizmi ngadalësohet dhe pesha e tepërt bëhet e paevitueshme.

Pesha e tepërt mund të rrisë rrezikun për kolesterolin e lartë, inflamacionin dhe obezitetin.

Të gjitha këto janë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës.

Pas të 50-ve, zemra e burrave dhe grave vuan nga rritja e tensionit të gjakut, zgjerimi i enëve të gjakut, por edhe cilësia e keqe e gjumit./agroweb.org/

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 16/08/2022 16/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
19:22 -08/07/2026
Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”
18:57 -08/07/2026
Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
18:48 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?