KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Afganët druajnë se po e humbin “shpresën e fundit” pasi talibanët ndalin internetin
Botë

Afganët druajnë se po e humbin “shpresën e fundit” pasi talibanët ndalin internetin

Kosova News
Kosova News 19:38 -27/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Maryam ka punuar online si përkthyese që kur talibanët ndaluan gratë të ushtronin shumë profesione në Afganistan.

Por, të ardhurat e saj për jetesë janë vënë në rrezik pasi grupi radikal islamist javën e kaluar ndaloi qasjen në internetin me fibra optike në pjesën më të madhe të vendit.

Ky vendim ka lënë zyrat qeveritare, shtëpitë dhe bizneset private në pothuajse gjysmën e Afganistanit – përfshirë qytetet e mëdha – pa qasje në Wi-Fi.

“Ne po përballemi me shumë probleme për shkak të ndaljes së internetit”, tha Maryam për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë. Ajo jeton në qytetin verior të Mazar-e-Sharif dhe përdori një pseudonim, nga frika e hakmarrjes. “Unë e mbaj familjen”.

Talibanët kanë thënë se ndalja e internetit, që ka nisur më 15 shtator, synon të parandalojë “imoralitetin”, ndërsa grupi më herët kishte shprehur shqetësime për pornografinë dhe intimitetin online mes burrave dhe grave.

Por, kritikët thonë se vendimi është pjesë e një shtypjeje më të gjerë ndaj të drejtave individuale dhe lirisë së informacionit. Që kur morën pushtetin më 2021, talibanët kanë kufizuar ashpër të drejtat e afganëve, veçmas të grave, dhe kanë shtypur me dhunë disidencën.

Elizabeth Stickney, zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit, i tha Radios Azadi që kufizimet e talibanëve ndaj internetit përmes fibrave optike ishin “shumë shqetësuese”, duke shtuar se ky vendim ndikon në mënyrë negative në jetën e afganëve dhe në ekonominë e shtetit.

Ky veprim vjen pasi talibanët kanë filluar të zbatojnë një ndalim të tetorit 2024 mbi paraqitjen e qenieve të gjalla – njerëzve dhe kafshëve. Ndalimi përfshin “prodhimin dhe shikimin e videove dhe fotove të qenieve të gjalla në kompjuterë dhe telefona mobilë”.

Ekziston frika se ndërprerjet e internetit mund ta izolojnë edhe më shumë Afganistanin, i cili është bërë një shtet i izoluar ndërkombëtarisht nën sundimin taliban.

Ndërprerjet e internetit ende nuk e kanë prekur Kabulin, kryeqytetin afgan, dhe mbetet e paqartë nëse kufizimet do të zbatohen në mbarë vendin. Interneti mobil po vazhdon të funksionojë në shumicën e vendeve, edhe pse ai është më i shtrenjtë dhe më pak i besueshëm.

Shpëtim për gratë
Interneti ka qenë një shpëtim për gratë afgane, shumica nga të cilat humbën të drejtën për të punuar dhe studiuar pas ndalesës së vendosur nga talibanët më 2022.

Në mesin e tyre është Soraya, e cila punon nga shtëpia në Kabul për një organizatë të huaj.

“Si një grua afgane, jeta veçse është shumë e vështirë për ne”, tha ajo për Radion Azadi, duke përdorur një pseudonim. “Mënyra e vetme për të fituar para dhe për të mbështetur veten dhe familjet tona, nën këto kushte, është që të punojmë online”.

Por, ndërprerjet e internetit, tha Soraya, e kanë bërë “jetën më të vështirë për ne dhe unë kam frikë se do të humbasë shpresën e vetme, që është vendi im i punës”.

Gratë afgane dhe adoleshentet u janë kthyer mësimit online, pas ndalesës së vendosur nga talibanët ndaj shkollimit.

Ndërprerjet sporadike të energjisë dhe internetit tashmë veçse po kufizojnë qasjen në shkollat dhe universitetet online. Por, ndalja e internetit ka ndërprerë mundësinë për disa që të studiojnë.

“Pasi u ndala nga shkolla, interneti Wi-Fi ishte një mënyrë për të gjetur përsëri veten”, tha Nazifa, e cila ishte në klasën e nëntë kur iu ndalua të shkollohej.

“Por, kur u ndërpre Wi-Fi, humba çdo shpresë”, shtoi ajo, duke përdorur po ashtu një emër të sajuar. “I kisha kaluar provimet dhe kisha punuar shumë”.

Pa bazë fetare
Talibanët kanë përdorur ligjin islamik të Sheriatit për të justifikuar politikat e tyre ekstreme. Por, dijetarët islamikë thonë se nuk ka asnjë bazë fetare për vendimin e grupit për të ndërprerë internetin.

Fazl al-Hadi Wazin, anëtar i Bashkimit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë, me seli në Katar, tha se talibanët mund të kufizojnë qasjen në faqet me përmbajtje pornografike dhe të dhunshme. Por, sipas tij, ndërprerja totale e internetit nuk është zgjidhja.

“Ndalimi dhe bllokimi i internetit nuk ka asnjë bazë fetare”, i tha Wazin, dijetari afgan.

“Nëse diçka mund të keqpërdoret, kjo nuk do të thotë se duhet të ndalohet”, shtoi ai për Radion Azadi.

Ndalja e internetit, tha Wazin, do të thotë “t’i mohosh kombit një mjet shumë të rëndësishëm, i cili është thelbësor për përparimin dhe zhvillimin”.

Problemet ekonomike
Ndërprerjet e internetit ka të ngjarë të përkeqësojnë problemet ekonomike në Afganistan, ku varfëria po rritet, uria është e përhapur dhe papunësia është e lartë.

Mohammad, një banor i qytetit jugor Kandahar, ka në pronësi një kompani private. Që nga ndërprerja e internetit, ai nuk ka mundur të komunikojë me klientët dhe furnizuesit.

“Aktualisht puna jonë është ndalur plotësisht”, i tha ai Radios Azadi. “Në shekullin e 21-të, bota lidhet përmes internetit, dhe mungesa e internetit rrit problemet tona [ekonomike]”.

Ndërkohë, organizatat që mbikëqyrin mediat kanë dënuar ndalimin e internetit, duke e cilësuar si një përpjekje për të ndaluar shpërndarjen e informacionit.

“Ndalesa e internetit është një përshkallëzim i pa precedent i censurës, që do të minojë punën e gazetarëve dhe të drejtën e publikut për informacion”, tha Beh Lih Yi, koordinator i programit për Azi në organizatën globale për lirinë e shtypit, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

“Talibanët duhet të ndalin ciklin e tyre të shtypjes dhe të rikthejnë qasjen në internet pa kushte, pasi interneti është mjet thelbësor për mbledhjen e lajmeve”. REL

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 27/09/2025 27/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?