KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Janjiq: Me lobimin kundër Kosovës, Serbia po i minon marrëveshjet që vetë ka nënshkruar
Rajon

Janjiq: Me lobimin kundër Kosovës, Serbia po i minon marrëveshjet që vetë ka nënshkruar

Bekim Morina
Bekim Morina 21:04 -25/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, ka deklaruar për RTK se Beogradi zyrtar prej vitesh interpreton selektivisht detyrimet e marra me Marrëveshjen e Ohrit.

Lidhur me njoftimin e ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, se Serbia “po përgatit ndryshimin e qëndrimit të një pjese të komunitetit ndërkombëtar ndaj Kosovës”, Janjiq thekson se kjo deklaratë hap çështjen e shkeljes së detyrimeve nga marrëveshja, ku Beogradi ishte angazhuar që të mos pengonte afirmimin ndërkombëtar të Kosovës.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Duriç, paralajmëron se Serbia synon të shfrytëzojë “gabimet diplomatike të Prishtinës” dhe të forcojë pozicionin e saj para partnerëve perëndimorë, një pjesë e ekspertëve në Beograd paralajmërojnë se kjo do të thotë shkelje e marrëveshjeve që obligojnë Serbinë të mos pengojë integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, shpjegon se Beogradi prej vitesh interpreton selektivisht detyrimet e marra, megjithëse Marrëveshja e Ohrit qartë përcaktonte se Serbia nuk duhet të zhvillojë fushatë kundër njohjes së Kosovës apo të bllokojë integrimin e saj ndërkombëtar.

Ai shton se Serbia nuk ishte e detyruar të njohë Kosovën, por ishte e obliguar që të mos pengonte procesin e njohjes dhe afirmimit ndërkombëtar të saj.

“Ky është mënyra e sjelljes së Serbisë që nga koha e Vuçiqit. Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, Serbia reinterpreton disa detyrime sipas mënyrës së saj. Nëse marrim Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur si plani franko-gjerman, aty Serbia u angazhua të mos zhvillojë politikë aktive kundër njohjes dhe të mos krijojë pengesa për Kosovën. Nuk u detyrua të njohë Kosovën, por u angazhua qartë që të mos pengojë këtë proces”, thekson Janjiq.

Në kulmin e debatit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Kosova u rikthye sërish në qendër të vëmendjes.

Ministri serb i Jashtëm, Marko Duriq, gjatë vizitës së delegacionit serb të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, deklaroi se zhvillimet në Kosovë janë “absolutisht të papranueshme” dhe se Serbia “po përgatit ndryshimin e qëndrimit të një pjese të komunitetit ndërkombëtar”. Detaje të tjera nuk dhanë.

Këto deklarata të zyrtarëve serbë kanë ngritur pyetje nëse Serbia po kthehet tek praktika e lobimit kundër Kosovës, e cila sipas vlerësimeve do të përbënte shkelje të Marrëveshjes së Ohrit. Janjiç thekson se këto hapa largojnë palët nga normalizimi i marrëdhënieve.

“Kjo praktikë do të thotë se Serbia shkel edhe germën edhe frymën e marrëveshjes. Me këto veprime Serbia nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve, përkundrazi, largohet nga ai proces, duke treguar se nuk ka interes për të. Arsyeja është mungesa e ndonjë lajmi të mirë që autoritetet serbe mund të sjellin nga Nju Jork dhe Uashingtoni,” shpjegon Janjiq.

Paralajmërimi se Serbia po përgatit ndryshimin e qëndrimit të komunitetit ndërkombëtar ndaj çështjes së Kosovës nuk u shpjegua më konkretisht nga Duriq. Analistët vlerësojnë se deklarata ishte e paqartë dhe më shumë e destinuar për publikun e brendshëm sesa për partnerët ndërkombëtarë. Vetë Janjiç nënvizon se bëhet fjalë për mesazhe politike:

“Kjo është sjellje e motivuar politikisht, e destinuar kryesisht për publikun e brendshëm, për atë pjesë të elektoratit që pret një mesazh të qartë se Vuçiq nuk ka ‘tradhtuar Kosovën’. Kjo është kryesisht elektorati i spektrit të djathtë”.

Janjiq paralajmëron se përpjekjet për të lidhur çështjen e Kosovës me tema globale, si njohja e Palestinës, mund të çojnë Serbinë në izolim më të thellë ndërkombëtar dhe ta largojnë më tej nga shumica e partnerëve perëndimorë.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme

Hooker: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin ShBA-në dhe Shqipërinë

Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Bekim Morina 25/09/2025 25/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme
18:25 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?