KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skandaloze: serbi që dyshohet që punonte për strukturat paralele mori rrogë nga “TrainKos” për vite të tëra pa shkuar në punë fare, ia mundësuan njerëz të PDK-së
Siguri

Skandaloze: serbi që dyshohet që punonte për strukturat paralele mori rrogë nga “TrainKos” për vite të tëra pa shkuar në punë fare, ia mundësuan njerëz të PDK-së

Jeton Sopa
Jeton Sopa 15:36 -25/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërmarrja publike “TrainKos” që nga krijimi i saj në vitin 2011 si ndërmarrje e veçantë, është shoqëruar me vështirësi të shumta si në investime  poashtu edhe në operim për shkak të numrit të madh të punëtorëve të cilët ishin punësuar kryesisht në baza partiake.

Për pasojë për vite të tëra kjo ndërmarrje ishte keqmenaxhuar skajshmërisht duke punësuar njerëz të pakualifikuar, e për më tepër sipas burimeve të KosovaNews në këtë ndërmarrje kishte punëtorë që për vite të tëra nuk shkonin në punë fare ndërsa merrnin rrogat.

Aleksander Niçiç ishte i punësuar në Hekurudhat e Kosovës që nga viti 2007 ndërsa pas ndarjes se hekurudhave në vitin 2011 ka vazhdua punen në nderrmarrjen publike Trainkos Sh.A si sigurim treni i linjës Prishtinë-Hani Elezit. Pas fillimit të rehabilitimit linjes 10-të Fushë Kosovë-Han i Elezit dhe pandemisë Covid-19 me 13 mars 2020 është ndal përfundimisht ky tren, dhe nga kjo date e deri në qershor të vitit 2023  Aleksander Niçiç ka marrë pagë pa qenë as edhe një ditë në punë.

Mirëpo ajo që është më skandaloze është se gjatë kësaj periudhe Niçiç dyshohet se kishte marrë pjesë në protestat e dhunshmë të serbëve në komunat veriore të Kosovës. KosovaNews ka siguruar një fotografi të Aleksander Ničič i cili është i veshur me uniformë të ushtrisë serbe ku në dorë mban një armë të tipit Kallashnikov.


Nuk dihet vendi e as koha se kur është bërë kjo foto, mirëpo në bazë të moshes së personit kjo foto duket të jetë bërë viteve të fundit.

Pas ndërrimit të menaxhmetit të “TrainKos” në vitin 2023 Aleksandër Niçiç ishte larguar nga puna

- Reklamë -

Në prill të vitit 2023 bordi i ndërmarrjes “TrainKos” kishte zgjedhur menaxhmentin e ri ku në krye të ndërmarrjes ishte përzgjedhur Agron Statovci.

Me të marrë detyren e kryeshefit Agron Statovci kishte filluar reformat të thella  në këtë ndërmarrje duke bërë risistemim të vendeve të punës dhe duke i detyruar shumë punëtorë që të vinin në punë, pasiqë për një kohë të gjatë dhjetëra punëtor të “Trainkos” për vite të tëra kishin marrë rrogë nga kjo kompani pa ardhur në punë fare.

Agron Statovci- Kryeshef i ndërmarrjes “TrainKos”

KosovaNews duke u thirrur në çasje në dokumentet publike ka dërguar kërkesë për nxjerrjen e dokumenteve që kanë të bëjnë me rastin e serbit Aleksandar Niçiç si dhe i kemi dërguar pyetje zyrtare kryeshefit të “TrainKos” për të mësuar për gjendjen në të cilën kishte qenë ndërmarrja kur ai ishte emëruar në këtë detyrë.

“Ndërmarrjen e kam gjetur në një gjendje tejet të rëndë financiare, me shumë obligime si ndaj operatorëve, ashtu edhe ndaj partnerëve dhe institucioneve të tjera. Borxhi total i Ndërmarrjes në atë kohë ishte 2,121,769.00 €. Janë trashëguar 59 konteste gjyqësore, të cilat paraqesin rrezik serioz për ndërmarrjen. Kontributet personale të punonjësve për vitet 2020–2022 (tri vite)  të papaguara nga ish menaxhmenti e që kapin vlerën e mbi 1 milion euro ( një veprim i tille nga ish menaxhmenti ka predispozita te shkeljes se rende te një varg dispozitave ligjore deri edhe të mundshme të kodit penal).

Përveç atyre që u përmendën më lart, ndërmarrja ka funksionuar me një strukturë organizative te mbingarkuar në disa pozicione të panevojshme dhe jofunksionale, ku llogaridhënia dhe përgjegjësia kanë qenë pothuajse të injoruara, pavarësisht se bëhet fjalë për një ndërmarrje publike me një përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe institucioneve. Kjo gjendje pasqyrohet edhe në materialet që i gjeni të bashkëngjitura me këtë dërgesë” thuhet ndër të tjera në përgjigjen e kryeshefit Statovci.

Pas marrjes së detyres si kryeshef i ndërmarrjes Statovci fillimisht e kishte risistemuar si roje objekti serbin Aleksandar Niçiç dhe pasi ai refuzoi të vinte në punë e ka larguar nga puna.



Në dosjen e  e punëtorit  Aleksandër Niçiç i cili me pozitë figuronte si sigurim i trenit i linjës Fushë Kosovë-Shkup nuk ishte gjetur asnjë evidencë se ai ishte paraqitur në vendin e tij të punës.

“Gjatë periudhës që ju i referoheni (janar – mars 2023 dhe 2024), trenat në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë nuk kanë qarkulluar.
Ne departamentin e transportit te udhëtareve nuk është gjendur në dosje te shërbimit- departamentit se ka pas tornos. 
Ne departamentin e transportit te udhëtareve nuk janë gjendur  evidenca të punës, orar apo të dhëna të tjera të kërkuara për këtë periudhë , pasi nuk ka pasur transport të udhëtarëve.
Dokument i ngarkuar (evidenca e kohës se punës është gjendur në departamentin e administratës të zyrtarja e pagave).”

Dokument i ngarkuar( pasi evidencën e kohës se pune te dërguar nga departamenti i transportit te udhëtareve  nga viti 2020 deri ne maj 2023 z. Niciq ka përfitua pagën pa qenë në punë), thuhet në përgjigjen e kryeshefit të ndërmarrjes “Trainkos”.

Të gjitha këto përgjigje Statovci i ka shoqëruar me dokumentacionin përkatës të cilat vërtetojnë se Aleksandar Niçiç për vite të tëra kishte marrë rrogë pa shkuar në punë fare.

KosovaNews e ka pyetur kryeshefin Statovci se kush ishin personat përgjegjës të ndërmarrjes “Trainkos” që ia mundësuan që serbi Aleksandar Niçiç të merrte rrogë pa shkuar në punë?



Në përgjigjen e tij për KosovaNews Agron Statovci ka thënë se përgjegjës për këtë kanë qenë Valon Murseli – Drejtor i Departamentit të Transportit të Udhëtarëve dhe Shahin Tahiri- Shef i Shërbimit në Departamentin e Transportit të Udhëtarëve.

“Bazuar në të dhënat e sipërcekura, konstatohet se gjatë periudhës së përmendur  më herët ka pasur mungesë përgjegjësie, anarki dhe shpërfillje të detyrimeve nga menaxhmenti i mëparshëm.

Si pasojë e kësaj situate, për punëtorin e sigurimit fizik, z. Aleksander Nicic, i angazhuar në trenin Prishtinë – Shkup – Prishtinë, nuk ekziston asnjë evidencë që dëshmon angazhimin apo prezencën e tij në vendin e punës gjatë periudhës 2020-2023” thuhet në përgjigjen e Statovcit

Njerëz të afërm me  Sami Lushtakun dhe militant të PDK-në ia mundësuan Aleksandër Niçiç të merrte rrogë pa shkuar në punë fare.

Valon Murseli fillimisht ishte punësuar si zëdhënës i ndërmarrjes, sipas burimeve të KosovaNews ai ishte avancuar në menyrë të jashtëligjshme  pa përfillur procedura të konkursit  duke u bërë  Drejtor i Departamentit të Transportit të Udhëtarëve në “Trainkos” në vitin 2018. Të gjitha këto “arritje” të tij ai i kishte bërë falë afërsisisë miqësore me njerëz të fuqishëm të PDK-së  duke qenë se siç mëson KosovaNews Sami Lushtaku është burrë i hallës së Valon Murtezit.

Pas marrjes së detyrës kryeshefi Statovci pas ristrukturimit të ndërmarrjes Valon Murselin e ka  sistemuar si zyrtar i marketingut, ai momentalisht e ka pezulluar detyrën për shkak se ka kandiduar për asamble në Komunën e Skëderajit.

Murseli në këtë zgjedhje gjithashtu është kandidat për asamble në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës nga radhët e PDK-së.

Ndërsa Shahin Tahiri ish-Shef i Shërbimit në Departamentin e Transportit të Udhëtarëve gjithashtu  është njeri i afërt me Sami Lushtakun. Ai ishte asamblist i PDK-së i Kuvendit Komunal në Skenderaj. Pasi mori pushim pa pagesë në ndërmarrjen “TrainKos”  në tetor të vitit 2024 ai është emëruar Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Skenderajt pozitë të cilën e ushtron ende.


Kujtojmë se në janar të këtij viti ndërmarrja “TrainKos” ka bërë të ditur se 12 punonjësve u është shkëputur marrëdhënia e punës për shkak të manipulimit të të dhënave në arka fiskale. Sipas njoftimit, dëmi i konstatuar është 230 mijë euro.

E, pikërisht eprorët e këtyre punëtorëve ishin Valon Shahini – Drejtor i Departamentit të Transportit të Udhëtarëve dhe Shahin Tahiri shef i shërbimit në këtë departament, shumica e punëtorëve të përjashtuar nga puna ishin përkrahës e familjarë të PDK-së.

Trainkosi përjashton 12 punëtorë nga puna, dyshohet se përfituan 230 mijë euro përmes manipulimit të arkave fiskale

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Jeton Sopa 25/09/2025 25/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?