KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Banorët e Uglarit në hall, me dokumente në Fushë Kosovë – kadastra në Graçanicë
Lajme

Banorët e Uglarit në hall, me dokumente në Fushë Kosovë – kadastra në Graçanicë

Kosova News
Kosova News 11:38 -25/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Banorët e Uglarit në hall, me dokumente në Fushë Kosovë – kadastra në Graçanicë

Banorët e Uglarit në hall, me dokumente në Fushë Kosovë – kadastra në Graçanicë
Uglari – një lagje e vogël, por me një problem të madh të padefinuar administrativ. Banorët e kësaj lagjes kanë ngritur shqetësime në Telegrafi për disa ditë për paqartësitë rreth përcaktimit të zonës administrative mes komunës së Fushë Kosovës dhe asaj të Graçanicës.

Ata thonë se, ndonëse me letërnjoftime, tatim në pronë dhe vendvotime figurojnë në Fushë Kosovë, po përballen me dilema mbi përkatësinë e vërtetë administrative të kësaj zone..

Telegrafi ka kërkuar sqarime nga Komuna e Fushë Kosovës, prej nga është thënë se kufiri kadastral përcaktohet sipas gjeoportalit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

“Sipas kërkesës suaj për sqarim lidhur me kufirin kadastral në mes të komunës së Fushë Kosovës me komunën e Graçanicës, ju njoftojmë se kufiri kadastral është sipas gjeoportalit, fletat poseduese janë me komunën e Fushë Kosovës në momentin që në fletë poseduese i shkruan Uglar, sistemi i adresave e njeh në mënyrë automatike si banorë të komunës së Graçanicës”, thuhet në përgjigjen e komunës së Fushë Kosovës për Telegrafin.

Ndërkohë, nga Komuna e Graçanicës, jo-zyrtarisht kanë thënë se Uglari është pjesë e tyre, por nuk ishin në dijeni se banorët e kësaj lagjeje paguajnë tatim në Fushë Kosovë, si dhe marrin shërbime administrative, shëndetësore dhe arsimore nga kjo komunë.

Për këtë çështje, Telegrafi i është drejtuar edhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës përmes emailit dhe thirrjeve, por nuk ka marrë përgjigje.

Banorët theksojnë se banesat i kanë blerë si pronë e Fushë Kosovës, gjë që dëshmohet edhe në kontrata.

“Dikush këtu duhet ta bartë përgjegjësinë, si ka mundësi t’i blejmë ne banesat për në Fushë Kosovë, kontratat të jenë Fushë Kosovë, ndërkaq tash na del që me kadastër janë në Graçanicë. Si ka mundësi që komuna e Fushë Kosovës të lëshojë lejet e ndërtimit në një pjesë që nuk është e saj, ndërsa tash pasojat i bartin qytetarët”, tha një banore për Telegrafin.

Ajo shtoi se situata krijon probleme të përditshme për banorët: “Kur kjo pjesë realisht është me Fushë Kosovë, si mund të dërgohen fëmijët në ambulantë në Graçanicë, ose në shkolla atje? Duhet të paktën që banorëve të kësaj ane të mos u ndalohet t’i nxjerrin dokumentet në komunë të Fushë Kosovës dhe kontrollet mjekësore të bëhen në këtë komunë, jo në Graçanicë sepse është larg”.

Sipas të dy komunave, zgjidhja e këtij problemi pritet të bëhet deri në fund të këtij viti, ndonëse paqartësitë për kufirin kadastral mes Fushë Kosovës dhe Graçanicës zgjasin tash e disa vite. /Telegrafi

Gjithashtu lexoni:

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kosova News 25/09/2025 25/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!
13:17 -09/07/2026
Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët
12:50 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?