KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbledhje urgjente mbi shkeljet në Estoni, NATO paralajmëron Rusinë me aktivizimin e Nenit 5
Botë

Mbledhje urgjente mbi shkeljet në Estoni, NATO paralajmëron Rusinë me aktivizimin e Nenit 5

Kosova News
Kosova News 15:59 -23/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

NATO i ka dërguar një mesazh Rusisë që të ndalojë sjelljen e saj “të papërgjegjshme” dhe “të pamatur” kundër shteteve anëtare të Aleancës, duke dënuar shkeljet e Moskës më 19 shtator, kur tre MiG-31 të armatosur rusë shkelën hapësirën ajrore estoneze për më shumë se dhjetë minuta.

Duke paralajmëruar për aktivizimin e Nenit 5, klauzolës së mbrojtjes kolektive që thotë se një sulm ndaj një shteti anëtar të NATO-s konsiderohet sulm ndaj të gjithëve, Këshilli i Atlantikut të Veriut, i cili u mblodh me kërkesë të Estonisë, shprehusolidaritetin e plotë me aleatët, hapësira ajrore e të cilëve është shkelur.

“Rusia mban përgjegjësi të plotë për këto veprime, të cilat po përshkallëzohen, paraqesin rrezik për llogaritje të gabuara dhe vënë në rrezik jetë. Këto veprime duhet të ndalen”, thekson Këshilli i Atlantikut të Veriut.

NATO thotë se përgjigjja e saj “ndaj veprimeve të pamatura të Rusisë do të mbetet e fortë“. Në këtë kontekst, Operacioni Eastern Sentry u nis më 12 shtator për të forcuar pozicionin e NATO-s në të gjithë krahun lindor.

“Ne do të rrisim më tej aftësitë tona dhe do të forcojmë qëndrimin tonë parandalues dhe mbrojtës, duke përfshirë mbrojtjen efektive ajrore.”

Me një ton të ashpër, Këshilli i Atlantikut të Veriut thekson se Rusia “nuk duhet të ketë asnjë dyshim: NATO dhe Aleatët do të përdorin, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe jo-ushtarake për të mbrojtur veten dhe për të penguar çdo kërcënim nga çdo drejtim”.

“Ne do të vazhdojmë të përgjigjemi në mënyrën, në kohën dhe në arenën që zgjedhim ne. Angazhimi ynë ndaj Nenit 5 mbetet i palëkundur”, theksohet në deklaratën e Aleancës.

Në të njëjtën kohë, NATO po sinjalizon se anëtarët e Aleancës nuk do të ndikohen nga veprimet e papërgjegjshme të Rusisë dhe do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 23/09/2025 23/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?