KEDS-i po vazhdon projektet e tij investive në tërë territorin e Kosovës, duke mos lënë anash as Mitrovicën e Veriut. Ky angazhim i kompanisë dëshmon përkushtimin që të gjithë qytetarët të përfitojnë nga një infrastrukturë moderne energjetike dhe një furnizim i qëndrueshëm me energji elektrike, pa dallim regjioni komune.
Paralel me rrjedhën e lumit Ibër, duke nisur nga ura kryesore, përgjatë 3 soliterave, në drejtim të Suhodollit, KEDS-i po realizon një projekt të rëndësishëm në tensionin e mesëm 10 kV, në daljen e bergjanit, i cili do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët e asaj zone.
Ky projekt është i një rëndësie të veçantë, pasi prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të banorëve, duke u ofruar një shërbim më stabil dhe me më pak ndërprerje.


