Misioni palestinez në Mbretërinë e Bashkuar mbajti një ceremoni të veçantë të hënën që përfshinte ngritjen e flamurit palestinez në Londër, një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar njoftoi se njeh shtetësinë palestineze.
Britania të dielën iu bashkua vendeve të tjera si Australia dhe Kanadaja në njohjen zyrtare të një shteti palestinez përpara takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë javë, gjatë të cilave pritet të theksohet gjendja e vështirë palestineze dhe ofensiva e Izraelit në Gaza.
Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar mbart simbolikë të veçantë duke pasur parasysh rolin e saj të madh në krijimin e Izraelit si një komb modern pas Luftës së Dytë Botërore.
A strike in solidarity with Palestinians in Gaza has caused disruptions across Italy, with long delays on intercity trains and limited public transport in major cities, including Rome and Milan.
— Al Jazeera English (@AJEnglish) September 22, 2025
🔴 LIVE updates: https://t.co/TBqC4JWyma pic.twitter.com/KG07s0s02o
Me këtë veprim, Britania ka korrigjuar “gabimet e së kaluarës, duke njohur Palestinën si një shtet me të drejta dhe sovranitet të barabartë”, tha Husam Zomlot, kreu i misionit palestinez të dielën pas njoftimit.
The Palestinian flag has been raised at a ceremony in London, marking a new embassy in the UK at the site of the Palestinian Mission.
— Sky News (@SkyNews) September 22, 2025
Sky's Sadiya Chowdhury explains what this means to Palestinians https://t.co/G8gDzyqv3Q
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/H1KSDEIJRT
Ai tha se ishte një “njohje e vonuar” e së drejtës së vetëvendosjes dhe një realizim se paqja mund të vijë vetëm kur Palestina të jetë e lirë.
“Sot, për të ringjallur shpresën e paqes për palestinezët dhe izraelitët, dhe një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës”, tha të dielën kryeministri britanik Keir Starmer.
“Kriza humanitare e shkaktuar nga njeriu në Gaza arrin thellësi të reja. Bombardimi i pamëshirshëm dhe në rritje i qeverisë izraelite ndaj Gazës, ofensiva e javëve të fundit, uria dhe shkatërrimi janë krejtësisht të patolerueshme”, ka shtuar ai.
The flag of Palestine is raised above the new Embassy of Palestine in London. pic.twitter.com/f5QVDslPo8
— Sprinter Express (@SprinterExpres0) September 22, 2025
Ndryshe, të paktën 64,905 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi.
Shumica e popullsisë është zhvendosur gjithashtu vazhdimisht; më shumë se 90% e shtëpive vlerësohet të jenë dëmtuar ose shkatërruar; sistemet e kujdesit shëndetësor, ujit, kanalizimeve dhe higjienës janë shembur; dhe ekspertët e sigurisë ushqimore të mbështetur nga OKB-ja kanë shpallur “zi buke” në Qytetin e Gazës.


