KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pika e dobët e NATO-s, ishulli i Estonisë nga ku Rusia mund të sulmojë Europën
Botë

Pika e dobët e NATO-s, ishulli i Estonisë nga ku Rusia mund të sulmojë Europën

Kosova News
Kosova News 14:00 -21/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyrtarët e Pentagonit u ulën me një grup diplomatësh evropianë në fund të gushtit dhe dhanë një mesazh të ashpër: SHBA-të planifikonin të ndërprisnin një pjesë të ndihmës së sigurisë për Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, të gjitha anëtarë të NATO-s që kufizohen me Rusinë.

Në përgjithësi, zyrtari i Pentagonit David Baker i tha grupit, sipas një zyrtari me njohuri të drejtpërdrejtë të komenteve, se Evropa duhej të ishte më pak e varur nga SHBA-të. Nën Presidentin Donald Trump, ushtria amerikane do ta zhvendoste vëmendjen e saj në përparësi të tjera, si mbrojtja e atdheut.

Rëndësia strategjike e Hiiumaa-s është shumë pak e njohur për pulbikun apo dhe për perëndimin. Vendndodhja e ishullit midis Gjirit të Rigës dhe hyrjes në Gjirin e Finlandës po u shkakton dhimbje koke planifikuesve të NATO-s. Hiiumaa është diçka si Hendeku Suwalki në tokë në Detin Baltik. Rripi i ngushtë midis Bjellorusisë dhe enklavës ruse të Kaliningradit, i emëruar sipas qytetit polak Suëalki që ndodhet atje, konsiderohet nga shumë si pika e dobët e NATO-s. Në rast lufte, forcat ruse mund të ndërpresin furnizimet për të gjithë rajonin e Balltikut vetëm brenda pak orësh duke përparuar nëpër këtë pikë.

Hiiumaa mund të luajë një rol të ngjashëm në një skenar të mundshëm konflikti midis NATO-s dhe Rusisë. Ekspertët kanë frikë se njësitë ruse mund të zbarkojnë në Hiiumaa që në fillim të luftës, si një taktikë surprizë. Rusët më pas mund të instalojnë një sistem radarësh dhe sisteme mbrojtjeje ajrore në ishull.

Objekte të tilla ndodhen tashmë në Distriktin Ushtarak Perëndimor të Rusisë dhe në Kaliningrad, por ato nuk e mbulojnë të gjithë Detin Baltik në asnjë mënyrë. Duke pushtuar Hiiumaa-n, ushtria ruse mund të bllokojë rrugën detare që lidh shtetet baltike të Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe madje edhe Finlandës, me pjesën tjetër të territorit të NATO-s.

Nervozizmi në Estoni është rritur prej muajsh. Avionët luftarakë rusë kanë shkelur tashmë katër herë hapësirën ajrore të vendit të vogël këtë vit. Të premten, tre avionë luftarakë MIG-31 hynë ilegalisht në hapësirën ajrore pranë ishullit Vaindloo në Detin Baltik dhe qëndruan atje për gjithsej dymbëdhjetë minuta, raportoi ushtria estoneze në Talin. Estonia, Letonia dhe Lituania nuk kanë avionët e tyre luftarakë. Prandaj, aleatët e NATO-s sigurojnë me radhë hapësirën ajrore të Baltikut.

Kushdo që udhëton në veri nga porti në lindje do ta kuptojë menjëherë se sa i dendur është pylli i Hiiumaa-s. Më shumë se gjysma e territorit të ishullit është e mbuluar me pisha dhe bredha, me disa zona moçalore. Në kryeqytetin e ishullit, Kärdla, me 3,000 banorët e tij, njerëzit e sigurojnë jetesën kryesisht nga industria e drurit dhe peshkimi. Ekziston gjithashtu një bazë e Forcave Mbrojtëse Estoneze, ku në krye është Majori Tamel Kapper./A2CNN

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 21/09/2025 21/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?