KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Rama 4” miratohet pa debat parlamentar
Rajon

“Rama 4” miratohet pa debat parlamentar

Kosova News
Kosova News 12:44 -18/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mazhoranca socialiste votoi të enjten përbërjen dhe programin e qeverisë së re pa lejuar debat parlamentar pas protestave të opozitës, pasi kryeministri Edi Rama provokoi me fjalimin e së ashtuquajturës ministrja virtuale “Diella”.

Seanca e votimit nuk zgjati më shumë se 25 minuta, ndërsa ishte parashikuar si një seancë maratonë bazuar në praktikën e mëparshme parlamentare ku çdo deputet ka të drejtë të diskutojë 10 minuta për programin qeverisës.

Në nisje të fjalimit të tij, Rama paralajmëroi opozitën se mazhoranca e re nuk do të ishte më e duruar ndaj protestave të deputetëve të saj në sallën e Kuvendit dhe si kundërpërgjigje do t’I kthente seancat plenare në një procedurë votimi.

“Ndërsa pakicës dua t’i them vetëm se nuk është puna jonë çfarë bëni dhe çfarë thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë dhe në respekt të zgjedhësve tuaj, do të keni të gjithë vëmendjen tonë dhe të gjithë kohën që të dëshironi nëse do të harroni përdorimin e trupit, të duarve, të këmbëve si argument dhe të zhurmës dhe të rënies me dorë të tavolinave si alternativë. Në të kundërt prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi. Mbajeni parasysh këtë!”- iu drejtua ai deputetëve të opozitës.

- Reklamë -

Dhe kështu ndodhi pak minuta më vonë, kur deputetë të opozitës protestuan nga ulëset e tyre duke e cilësuar antikushtetuese shfaqjen në një ekran të Kuvendit të algoritmit virtual me emrin “Diella”.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u tërhoqi disa herë vëmendjen deputetëve protestues dhe më pas vendosi të hedhë në votim programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, i cili u miratua me 82 vota pro.

“Një akt tipik Kim Yong Un” e cilësoi mbylljen e seancës kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke dalë nga salla e Kuvendit. Sipas tij, ky akt ishte poshtërim i parlamentit.

Ndërsa Toni Gogu, ministër shteti në qeverinë e re, akuzoi opozitën se kishte kanosur kryeministrin.

“Nëse kolegët tanë vijmë me forcën e muskujve dhe i kanosen kryeministrit dhe kabinetit, ne nuk do të jemi as të pranishëm,” tha ai për mediat pas seancës së shkurtër.

PS ka fituar zgjedhjet në 11 maj për herë të katërt që nga 2013 me shumicën më të lartë të mandateve 83 në total, një shumicë pothuaj cilësore që i mjafton për të votuar çdo ligj, madje dhe për të ndryshuar Kushtetutën, që Rama e ka shpallur si objektiv./Reporter.al

Gjithashtu lexoni:

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Kosova News 18/09/2025 18/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?