Mëngjesi i ditës së sotme është i qetë në shumicën prej pikë kalimeve kufitare të vendit, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Përjashtim bën vetëm pikë kalimi kufitar në Merdarë dhe Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave që janë publikuar këtë mëngjes nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën kufitare në Merdarë pritjet në dalje janë maksimumi deri në 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është deri në 200 metra.
Ndërsa në këtë pikë kufitare për hyrje pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 deri ne 10 minuta.
Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në 20-25 minuta, ndërsa radha e kolonës edhe këto shkon deri në 200 metra.
Po në këtë pikë kufitare në hyrje pritjet janë vetëm 5 deri në 10 minuta, ndërsa nuk ka fare kolona nga automjetet.
Të dhënat e fundit të publikuara në ora 10:00 nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë se në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, si në dalje ashtu edhe në hyrje, pritjet janë fare të shkurta dhe nuk raportohet për vonesa./KosovaNews/



