KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gratë rurale kërkojnë më shumë qasje në tokë, financa dhe vendimmarrje
Ekonomi

Gratë rurale kërkojnë më shumë qasje në tokë, financa dhe vendimmarrje

Kosova News
Kosova News 11:14 -16/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Prishtinë u mbajt Konferenca Rajonale për Fuqizimin e Grave Rurale në Ballkanin Perëndimor, e cila synon të ofrojë një hapësirë gjithëpërfshirëse për diskutim mbi sfidat dhe mundësitë në fushën e fuqizimit social dhe ekonomik të grave rurale në rajon, raporton Ekonomia Online.

Magbule Hyseni, koordinatore nacionale e platformës për Kosovë, tha se gratë rurale në rajon përballen me vështirësi të shumta.

“Gratë rurale në Ballkanin Perëndimor përballen me sfida të përbashkëta, qasje të kufizuar në tokë, resurse financiare, tregje dhe vendimmarrje. Megjithatë, ato mbeten shtylla kryesore e shoqërisë dhe e komuniteteve tona, ushqejnë familjet, mbajnë gjallë ekonominë rurale dhe ruajnë traditat e trashëgiminë kulturore. Përmes kësaj platforme, ne kemi krijuar një hapësirë unike bashkëpunimi ku zërat e grave nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina bëhen më të fuqishme së bashku. Ky bashkëpunim rajonal është një shembull konkret se si solidariteti, përvoja e ndarë dhe mbështetja reciproke mund të shndërrohet në politika më të mira dhe ndryshime të prekshme në jetën e grave”, tha ajo.

Ndërsa, Venera Çerkini, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, foli për hapat që janë ndërmarrë në Kosovë për fuqizimin e grave në fshatra.

Ajo tha rreth 20 për qind të pronave në Kosovë janë në emër të grave.

“Përmes politikave afirmuese është lehtësuar qasja e tyre në grante e subvencione duke vlerësuar kontributin e aftësitë e tyre. Kemi krijuar politika të qarta dhe mbështetje konkrete për gratë rurale. Janë vendosur një sërë mekanizmash mbështetës që ju japin grave më shumë mundësi për investim, ngritje të kapaciteteve profesionale dhe përfshirje në zinxhirin e vlerës bujqësore. Sigurisht që edhe sfidat ekzistojnë, një nga sfidat si pronësia dhe qasja në financa, pavarësisht që ligjet tona garantojnë të drejta të barabarta të trashëgimisë vetëm rreth 20 për qind të pronave në Kosovë janë në emër të grave. Presioni shoqëror, normat tradicionale dhe praktikat konservative e bëjnë të vështirë qasjen në kredi sepse shumica e bankave tona për kolateral kërkojnë pasuri të patundshme. Një sfidë është edhe punësimi edhe ekonomia rurale,” tha ajo.

Koordinatorja rajonale e platformës, Biljana Petrovska- Mitrevska, prezantoi synimet dhe vizionin e platformës për fuqizimin e grave në rajon.

“Platforma synon promovimin e barazisë gjinore, avancimin ekonomik të grave dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje. Vizioni ynë mbetet bashkimi dhe fuqizimi i grave rurale, ndërsa si strategji përfshihet lobimi dhe barazia gjinore,” shtoi ajo

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 16/09/2025 16/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?