Pejë, 16 gusht 2022
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin e djeshëm, ku një veturë e goditi për vdekje një fëmijë të moshës rreth 5 vjeçe.
Aksidenti në fjalë ka ndodhur me datë 15 gusht 2022, rreth orës 17:15, në fshatin Kovrag të Istogut.
Policia thotë se aksidenti ka ardhur pasi që shoferi nuk ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës.
“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё, i njëjti duke mos ju pёrshtatur kushteve tё rrugёs e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rёnda trupore, i njëjti dёrgohet nё QKMF-Istog e me pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe si pasojё e lëndimeve femiu ndёrron jetё, kёtё e kanё konfirmuar ekipi mjekёsor”, thuhet në njoftimin e sotëm.
Bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.
Policia njoftoi se shoferi si person i dyshuar për rastin është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./KosovaNews/


