KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot për krijimin e një shteti palestinez
Botë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot për krijimin e një shteti palestinez

Kosova News
Kosova News 13:42 -12/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë këtë të premte një rezolutë të propozuar nga Franca dhe Arabia Saudite, e cila synon ringjalljen e zgjidhjes me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve, duke përjashtuar Hamasin nga procesi politik.

Dokumenti përfshin dënimin e sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023, kërkon lirimin e të gjithë pengjeve dhe bën thirrje për përfundimin e luftës në Gaza.

Në deklaratë theksohet se Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në territor dhe të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez, me mbështetje ndërkombëtare, si hap drejt krijimit të një shteti sovran dhe të pavarur palestinez.

Rezoluta kërkon gjithashtu “veprim kolektiv për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të arritur një zgjidhje të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez, bazuar në zbatimin efektiv të zgjidhjes me dy shtete”.

Qeveria e Izraelit ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e një shteti palestinez dhe ka kritikuar OKB-në për fokusin ndaj veprimeve të saj, duke akuzuar organizatën për mungesë dënimi të Hamasit. Tel Avivi e ka cilësuar njohjen e mundshme të shtetit palestinez si një “çmim për terrorin”.

Votimi i sotëm i paraprin një samiti ndërkombëtar në Nju Jork më 22 shtator, të bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, ku presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar se Parisi do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez. Disa vende të tjera kanë shprehur qëndrime të ngjashme./

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 12/09/2025 12/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?