KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sindikata e Arsimit paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, nuk përjashtohet greva
Arsim

Sindikata e Arsimit paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, nuk përjashtohet greva

Kosova News
Kosova News 08:56 -12/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha se ndër kërkesat e tyre kryesore është rritja e pagave.

Ai në intervistë për Ekonomia Online tha se Sindikata është e gatshme për dialog me Qeverinë, por edhe për veprime sindikale, duke mos e përjashtuar në këtë kuadër as grevën.

“Dialog nuk kemi me kë, nuk kemi as qeveri. Në këtë mënyrë, edhe me Ligjin për organizimin sindikal, edhe me ligjin për greva, fillimisht duhet provuar me dialog. Nëse dialogu nuk ka asnjë rezultat të shkohet me veprime sindikale. SBASHK-u është i përgatitur për të dyja, edhe për dialog, edhe për veprime sindikale, por është në pritje të formimit të institucioneve, gjegjësisht të Qeverisë, më konkretisht të Minsitrisë së Arsimit. Kërkesa më e ngutshme është kontrata kolektive, ngase ne dhe sektorët e tjerë nuk kanë kontratë kolektive, sepse në Ligjin e Punës thuhet të bëhet nënshkrimi i kontratës kolektive çdo tri vjet. Në këtë situatë jemi nga rastet e rralla në Kosovë ku nuk ka as marrëveshje kolektive, as dialog e as kontratë kolektive”, tha Jasharaj.

Ndër kërkesat kryesore të Sindikatës së Arsimit janë rritja e pagave, kushtet më të mira nëpër shkolla dhe sigurimi i teksteve shkollore me kohë që nga klasa e parë deri në të nëntën.

- Reklamë -

Me të filluar të ekzistimit të institucioneve do të jetë kontrata kolektive, nënshkrimi nga ne dhe Minsitrai e Arsimit. Është normale që do të kërkojmë paga më të mëdha, sepse kemi mbetur prapa me kolegët tanë në Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri. Do të insistojmë për kushte pune, sepse nuk mund të arrihen ato që duhet. Mësimdhënësit janë të përkushtuar, por me kushtet që i kanë nuk mund të arrijnë objektivat e dëshiruara. Për kushtet e punës duhet angazhim më i madh i qeverisë dhe shtetit. Të ndajnë mjete që të kemi shkolla të shekullit 21 e jo të shekujve të kaluar, me shpuza e shkumësa dhe me tekste që vazhdimisht vonohen”, shtoi ai.

Jasharaj kërkoi që institucionet të angazhohen më shumë, në mënyrë që shkollat në Kosovë të jenë të denja për shekullin 21 dhe jo me kushte të kohëve të kaluara.

“Do të angazhohemi me ministrinë e re që tekstet shkollore të bëhen si dikur dhe librat t’i kemi në shkollë në javën e parë të shtatorit dhe të kemi libra të rinj që nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Nëse nuk kemi laptop për nxënësit, të paktën të kemi libra të rinj për të gjithë nxënësit”, tha për Ekonomia Online, Jashari.

Gjithashtu lexoni:

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Kosova News 12/09/2025 12/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës
20:37 -06/06/2026
Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?