KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Më sulmoni mua ditë e natë, por mos i incizoni vajzat e mia
Lajme

Osmani: Më sulmoni mua ditë e natë, por mos i incizoni vajzat e mia

Kosova News
Kosova News 10:35 -11/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që ajo të sulmohet ditë e natë, por ka kërkuar që të mos përdoren vajzat e saj për luftë politikë. Ajo u shpreh se ka dërguar vajzat në shkollë private për shkak se ajo publike, “Ismail Qemali”, ku deri tash ndiqnin mësimet nuk plotësonte kushtet e sigurisë, që sipas Osmanit, janë kërkuar nga organet kompetente.

“Është ndryshe kur një shkollë ka vetëm një hyrje, ndryshe kur janë shumë hyrje. Madje ju vetë keni raportuar për rreziqet e ndryshme në shkolla, për armët, thikat, drogën…”, u shpreh ajo.

Në një deklaratë të enjten në Presidencë, Osmani ka thënë se ndaj saj ka pasur dhjetëra kërcënime me jetë, ndërsa Prokuroria ende nuk ka ndërmarrë veprime. Ajo theksoi se masat e sigurisë për familjen e saj janë vendosur nga institucionet përkatëse, bazuar në vlerësime të rrezikshmërisë së lartë.

“Vajzat e mia shkollohen në Kosovë. Sa ishin në shkollën “Ismail Qemali” u janë publikuar madje edhe klasat ku kanë qëndruar, duke i ekspozuar ndaj rreziqeve, përfshirë edhe nga Serbia, që ka tendenca kriminale. Më sulmoni mua ditë e natë, kurrë mos u ndalni por mos bini në atë pikë ku fëmijët e vegjël që nuk kanë asnjë faj të rrezikohen”, ka thënë Osmani.

- Reklamë -

Presidentja kujtoi se në raste të tjera ka dënuar sulmet ndaj familjarëve të kundërshtarëve politikë dhe se asnjëherë nuk është marrë me jetën private të tyre. Ajo theksoi se çdo familje presidenti në botë gëzon mbrojtje të afërt dhe kjo nuk përbën keqpërdorim.

Osmani gjithashtu potencoi se ditën e djeshme nuk kërkoi arrestimin e kameramanit që po xhironte jashtë shkollës private, ku presidentja ka dërguar dy vajzat për shkollim.

“Nuk kërkova që të arrestohet kameramani, as nuk e ka bërë mbrojtja e afërt. Gjithmonë kam bërë thirrje që gazetarët duhet të respektohen, jeni dëshmitarë”, shtoi Osmani.

Osmani ka thënë se me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pasur asnjëherë dallim në qëndrimet se Kosova duhet të mbrohet nga Serbia.

“Nuk e kemi pasur kurrë as dallimin më të vogël se Kosova duhet të mbrohet nga Vuçiqi dhe Serbia  nga shërbëtorët e saj në Kosovë. Unë jam bashkëpunuese me të gjithë që e duan Kosovën”, ka thënë ajo duke iu përgjigjur edhe pyetjes se a do rikandidojë për pozitën e presidencës.

“A do të kandidojë sërish për presidente, do të vendosim. Sa po vendosi që të pushoj, po çohen disa gazetarë po me sulmojnë e po më shtyjnë të punojë më fuqishëm”.

Gjithashtu lexoni:

KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Kosova News 11/09/2025 11/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës
20:37 -06/06/2026
Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?