KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kandidati i PDK-së në Shtime keqpërdor për fushatë QKMF-në, reagon ashpër drejtori
Lajme

Kandidati i PDK-së në Shtime keqpërdor për fushatë QKMF-në, reagon ashpër drejtori

KosovaNewss
KosovaNewss 22:54 -08/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Ilaz Kadrijaj, ka reaguar pas një vizite të paparalajmëruar nga kandidati i PDK-së në këtë institucion, duke e cilësuar veprimin si të papërshtatshëm dhe në kundërshtim me rregullat institucionale.

Përmes një reagimi zyrtar, Dr. Kadrijaj theksoi se QKMF mirëpret çdo iniciativë për bashkëpunim dhe avancim të shërbimeve, por vizitat dhe takimet me stafin duhet të organizohen përmes rrugëve zyrtare.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare mirëpret çdo iniciativë për zhvillimin e takimeve me stafin tonë, me qëllim avancimin e shërbimeve dhe bashkëpunimit. Megjithatë, dëshiroj të theksoj se rregullat dhe procedurat janë të njëjta për të gjitha palët,” ka deklaruar drejtori i QKMF-së.

Ai shtoi se organizimi i aktiviteteve të tilla pa një njoftim paraprak për institucionin nuk është në përputhje me përgjegjësitë institucionale dhe se është obligim profesional të mbrohen këto parime.

- Reklamë -

“Do të kishte qenë më profesionale dhe etike që një vizitë e tillë të kërkohej zyrtarisht përmes institucionit tonë, dhe padyshim që do të ishte e mirëseardhur nga ana jonë. Organizimi i iniciativave pa një njoftim paraprak drejtuar QKMF-së nuk është praktikë që përputhet me përgjegjësitë tona institucionale. Si drejtues i këtij institucioni, e ndjej si obligim moral dhe profesional që të kujdesem për respektimin e këtyre rregullave, në mënyrë që bashkëpunimi të jetë gjithmonë i frytshëm dhe i rregullt,” ka theksuar Dr. Kadrijaj.

Reagimi vjen në një periudhë kur subjektet politike po intensifikojnë aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore, ndërsa institucionet publike janë të obliguara të mbeten të paanshme dhe larg çfarëdo ndikimi politik.

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet

Publikohen çmimet e derivateve për sot

KosovaNewss 08/09/2025 08/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?