KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Marrëveshje 1 milionëshe për energji të pastër
Ekonomi

Marrëveshje 1 milionëshe për energji të pastër

Kosova News
Kosova News 15:30 -08/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Është nënshkruar marrëveshja prej 1 milion eurosh mes KIESA dhe LUX DEV për skemën e granteve për energji të pastër. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin dy ministret në detyrë, Rozeta Hajdari e Artane Rizvanolli, si dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë,  Rozeta Hajdari, vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në qëllim të shpalosjes së potencialit të ndërmarrjeve vendore.

Synimi ynë është për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, të orientuar drejt BE-së e të udhëhequr nga inovacioni. Sot po e nënshkruajmë këtë marrëveshje për skemën e granteve për promovimin e energjisë së pastër në vlerë prej 1 milion euro, dhe në ditët në vijim edhe me nënshkrimin e marrëveshjes së re me Luksemburgun për skemën e granteve për mësimin dual, në vlerë prej 1 milion eurove, ku përfitues të kësaj skeme do të jenë ndërmarrjet mikro, të vogla e të mesme, ku do të kontribuojnë me trajnimet e të rinjve. Është një praktikë e re, sepse ne besojmë në sektorin privat dhe ne duam të sjellim kontributin e sektorit privat në rritjen e aftësive dhe kompetencës sipas nevojës së industrisë”, tha ajo.

Ndërsa ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se investimi në efiçiencë të energjisë është i rëndësishëm për shumë arsye.

“Në njërën anë efiçienca e energjisë është një ndër prioritetet kryesore të strategjisë sonë të energjisë dhe sigurisht që efiçienca do të thotë që, në njërën anë, të kemi një konsum më efiçient në familje e, nga ana tjetër, kjo domosdo e përfshinë edhe industrinë. Kjo skemë që kap shifrën prej 1 milion eurosh, financohet nga qeveria e Luksemburgut e brenda kësaj skeme do të përkrahim efiçiencën e energjisë përmes investimeve në izolim të ndërtesave, sistemet solare fotovoltaike për prodhim të energjisë, sistemet solare termike, bateritë për sisteme solare, si dhe shndërruesit frekuencor për të rritur efiçiencën e pajisjeve që prodhuesit tashmë i kanë në përdorim. Skema e tillë nuk është e para që Qeveria e Republikës së Kosovës po e zbaton. Ne kemi krijuar një bagazh të përvojës institucionale”, tha ajo.

Tutje, Rizvanolli  tha se skema vjen në kohën kur në Kosovë po zbatohet faza e dytë e liberalizimit të tregut. “Ku mbi 700 kompani operojnë tashmë në treg që nga 1 qershori i këtij viti dhe nuk është e rastësishme që në totalin  e kësaj skeme do të kemi kujdes të shtuar për ndërmarrjet që operojnë në treg të liberalizuar, edhe pse dua të cekë menjëherë që ndërmarrjet tjera nuk janë të përjashtuara. Kjo është edhe një përpjekje e Qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me partnerët që të mbështesë ndërmarrjet prodhuese e të lehtësojë tranzicionin energjetik”, deklaroi ajo në këtë ceremoni të nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërsa, ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, tha se partneritetet reflektojë zotimin e Luksemburgut për të investuar në rritjen e  ekonomisë së Kosovës.

Duke mbështetur KIESA-n, ne synojmë të nxisim inovacion, ndërmarrësi e krijimin e vendeve të punës, në veçanti për të rinjtë, gratë e për grupet e cenuara që kanë potencial. Buxheti prej 1 milion eurove për energji të pastër shënon një hap në përkushtimin tonë të përbashkët për të avancuar tranzicionin e Kosovës në energji dhe, po ashtu, rezistencën ndaj klimës”, tha ambasadori i Luksemburgut.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 08/09/2025 08/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?