Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një person dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Sipas raportimeve, shkak i krimit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje. Personi i dyshuar për vrasjen është identifikuar si Arbër Havolli, i cili thuhet se ka qëlluar viktimën me 11 plumba. Viktima raportohet të jetë nga fshati Gllamnik.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Deri më tani nuk ka informata për persona të tjerë të lënduar apo viktima shtesë.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.


