KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Proda: Partneriteti ynë me Policinë e Kosovës, garanci për sigurinë rajonal
Siguri

Proda: Partneriteti ynë me Policinë e Kosovës, garanci për sigurinë rajonal

Kosova News
Kosova News 08:28 -06/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e 26-vjetorit të krijimit të Policisë së Kosovës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë me ftesë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha. Partneriteti me Policinë e Kosovës, siç tha Proda, krijon garanci për sigurinë rajonale.

Gjatë vizitës, Proda shprehu falënderimet për ftesën dhe mundësinë që Policia e Shtetit të ishte pjesë e festimeve, duke theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje për institucionin e sigurisë në Kosovë.

“Jam i nderuar dhe krenar që, në emër të Policisë së Shtetit shqiptar, të uroj Policinë e Kosovës për 26-vjetorin e krijimit të saj. Ata burra e gra që dje luftonin për lirinë, sot luftojnë e punojnë për sigurinë e shtetit dhe qytetarëve tanë. Jam këtu për të uruar vëllezërit dhe motrat tona për punën, sakrificën dhe rezultatet e arritura për më shumë se dy dekada e gjysmë”, deklaroi Proda, transmeton RTSH.

Ai shtoi se Policia e Kosovës ka dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve, ndërsa bashkëpunimi mes dy policive është një garanci e fortë për sigurinë e përbashkët. “Ju uroj të mbani me nder flamurin e shtetit tuaj dhe atë kombëtar, dhe të përmbushni sa më mirë misionin tonë, sa të vështirë aq edhe fisnik: të mbrojmë jetën me jetë. Në frymën e vëllazërisë, do të forcojmë bashkëpunimin për të goditur krimin e organizuar dhe trafiqet”, tha ai.

- Reklamë -

Nga ana e tij, drejtori i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, falënderoi delegacionin e Policisë së Shtetit për praninë në aktivitetet e përvjetorit, duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritanishëm. Ai theksoi se ky partneritet i shkëlqyer do të thellohet akoma më shumë, për të mirën e qytetarëve të të dy vendeve.

Në kuadër të festimeve, u zhvillua edhe një ndeshje miqësore volejbolli mes ekipeve të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë edhe dy drejtorët, Proda dhe Hoxha, të cilët në fund të ndeshjes shkëmbyen fanellat si simbol i miqësisë dhe bashkëpunimit.

Ky aktivitet u cilësua si një tjetër tregues i marrëdhënieve të forta dhe i frymës së bashkëpunimit mes dy institucioneve të rendit dhe sigurisë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Kosova News 06/09/2025 06/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?