KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë kundër tre personave për shitblerje të 12 kilogramëve narkotikë
Siguri

Aktakuzë kundër tre personave për shitblerje të 12 kilogramëve narkotikë

Kosova News
Kosova News 11:05 -05/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i krimeve të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve N.I., E.M., dhe H.H., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga muaji mars 2025, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ata kanë kryer veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 lidhur me nenin 275, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.I., fillimisht më 28.02.2025, pa autorizim shet, transporton, dorëzon dhe dërgon në transit substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë – me qëllim të shitjes në atë mënyrë që pasi pajtohet paraprakisht përmes telefonit me blerësin, takohen në afërsi të fshatit Landovicë të Komunës së Prizrenit, të cilit ia shet substancën narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme (neto) prej 972.30 gramë, në këmbim të vlerës prej 2,400.00 € (Dymijë e katërqind euro), duke kryer kështu veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të KPRK-së.

Derisa më 07.03.2025 rreth orës 21:30, i pandehuri N.I., në bashkëveprim me të pandehurit E.M., dhe H.H., pa autorizim shesin, transportojnë, dorëzojnë dhe dërgojnë në transit substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë në atë mënyrë që pasi pandehuri N.I., pajtohet paraprakisht përmes telefonit me blerësit e tij, takohet me ta në afërsi të fshatit Landovicë dhe pasi vërteton se blerësit i kishin paratë për blerjen e substancës narkotike, të cilat para i numëron edhe personalisht dhe menjëherë e merr në telefon të pandehurin H.H., me ç’rast ky i fundit duke qenë i shoqëruar edhe nga i pandehuri E.M., pas pak minutash afrohen me veturën e tyre në vendin ku ishte i pandehuri N.I., duke negociuar me blerësit për shitblerjen e substancës narkotike, me ç’rast dalin nga vetura dhe së bashku nxjerrin një qese me ngjyrë të kaltër brenda së cilës ishin 11 (njëmbëdhjetë) foli alumini me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 10,510.36 gramësh (dhjetë kilogramë e pesëqind e dhjetë gramë e tridhjetë e gjashtë miligramë) në vlerë prej 25,000.00 eurosh (njëzet e pesëmijë euro) dhe duke qenë se ata ishin nën aplikimin e masave të veçanta hetimore, arrestohen në flagrancë nga forcat e policisë së Kosovës, përveç të pandehurit H.H., i cili ka arritur të arratisej, mirëpo megjithatë arrestohet disa ditë më vonë, derisa pas bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të pandehurit N.I., policia ka arritur të gjente dhe sekuestronte edhe një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë në peshë të përgjithshme prej 1,218.00 gramë (një kilogram e dyqind e tetëmbëdhjetë gramë). Gjithashtu atij i janë sekuestruar edhe dy peshore të cilat shërbejnë për matjen – peshimin e substancave narkotike, të cilat destinohen për shitje si edhe një shumë parash prej 3,965.00 eurosh (tremijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë euro), të cilat para janë dobi pasurore e fituar nga kryerja e veprës penale, me ç’rast atij në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të KPRK-së.

Përveç tjerash, pas arrestimit të të pandehurit N.I., në vendngjarje policia arrin të sekuestrojë nga ai një pistoletë të kalibrit 7.62 mm M57 së bashku me një karikator me tetë (8) fishekë brenda tij, ku pas zbatimit të urdhër kontrollit në shtëpinë e tij, gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe katër (4) fishekë të pistoletës dhe pajisje për pastrimin e armës, me ç’rast duke vepruar kështu, ai ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” të KPRK-së.

- Reklamë -

Prokurori i shtetit, me ngritjen e aktakuzës ka propozuar që të bëhet konfiskimi i mjeteve dhe sendeve të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me vepër penale, për të cilat është lëshuar urdhër ndalues përfundimtar nga gjykata, dhe atë:

Substancë narkotike të llojit marihuanë;Një (1) pistolete kalibrit 7.62 mmM57 me një karikator me 8 fishekë;Katër (4) fishekë të pistoletës;Pajisje për pastrimin e armës;Foli plastike;Një (1) peshore;3.965 euro (Tre mijë e nëndëqind e gjashtëdhjetë e pesë euro);Një (1) veturë e markës “Audi”;Një (1) veturë e markës VW “Bora”;

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Gjithashtu lexoni:

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Kosova News 05/09/2025 05/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?