KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një serb dhe një franceze u ndaluan nga Policia në Koshare
Siguri

Një serb dhe një franceze u ndaluan nga Policia në Koshare

KosovaNewss
KosovaNewss 18:28 -04/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në afërsi të kompleksit të dëshmorëve të UÇK-së, në Koshare, pas raportimit të banorëve, Policia kufitare e Kosovës, i ka ndaluar një shtetas serb dhe një franceze. Vetura e tipit Pasat me targa të Serbisë, bashkë me serbin dhe francezen, më pas u dërguan për në stacionin policor në Gjakovë, e të cilët në fund janë liruar

Ndonëse në kufi me Shqipërinë, Kosharja e Gjakovës, mbetet destinacion i lakmuar edhe për shtetasit serb.

Shumica vijnë e largohen tinëzisht, në të kaluarën madje vendosnin flamuj të Serbisë, krahas emblemës së UÇK-së, në kullën e vrojtimit, ish-bazë e ushtrisë jugosllave. Saktësisht në Koshare, gjatë muajit maj ishin arrestuar dy shtetas serbë, të cilët u prezantuan si alpinistë.

As tash vizitat nga serbët nuk po ndalen.

- Reklamë -

Mbrëmë, saktësisht në orën 19:20, banorët e fshatit Botushë, ngjitur me Kosharen, hasën në dy persona të panjohur. Një shtetas serb, dhe një franceze. Me ta u takuan pak metra larg kompleksit memorial të dëshmorëve të UÇK-së.

“Ai u prezantu në fillim si francez, njëri prej tyre. Njëra ka qenë femër. Kjo është hera e 20-të që po na ndodhë e për neve është një lloj proovikimi, se po vijnë me flamura, ne kemi njerëz të vrarë, të zhdukur, që nuk e dijmë se ku janë edhe për neve është një lloj nxitje që po na, se nuk jemi kundër askujt”, ka thënë B.F – banor.

Ky i ri, identitetin e të cilit nuk po e publikojmë për shkaqe sigurie, thotë se vazhdimisht po hasin në shtetas serbë, në zonën e Koshares.

“Jemi ardhë thojke me vizitu vendin, jemi ardhë, po çka lyp në orën 19:30 në mbrëmje në kerr. A kishin diçka të dyshimtë më vete? Telefona, kështu, se për të tjerat, nuk jam në dijeni, se ka vazhdu Policia me kontrolle, se për ta ka pasur që kanë ardhur me drona, me flamura”, ka thënë B.F – banor.

Ashtu siç e dëshmojnë pamjet e siguruara nga TV Dukagjini, Policia e Kosovës ishte e pranishme në vend të ngjarjes. Francezja dhe serbi u shoqëruan për në stacionin policor madje iu konfiskua përkohësisht vetura.

“… Më pas është njoftuar Stacioni Policor në Gjakovë, njësitet patrulluese dhe ato të hetuesisë, në konsultim me prokurorin e shtetit kanë bërë shoqërimin e tyre për verifikim.  Pas procedurave të verifikimit dhe intervistimit të tyre, meqenëse nuk është gjetur asgjë e dyshuar, me vendim të prokurorit është përpiluar shënim zyrtar dhe të njëjtit janë liruar”, ka thënë Lumni Graishta – Drejtor Rajonal i Policisë në Gjakovë.

Prokuroria Themelore e Gjakovës për TV Dukagjini tha se pas intervistimit, shtetasja franceze dhe shtetasi serb janë liruar, sepse është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale.

Për Kosharen që ushtria serbe e mbanë mend si vend-betejë në të cilën gjatë prillit të 99-s, UÇK-ja korri sukses të jashtëzakonshëm dhe e theu kufirin, janë shkruar libra e janë realizuar dhjetëra dokumentarë, i fundit një film dokumentar i realizuar nga televizioni shtetëror i Serbisë.

Gjithashtu lexoni:

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KosovaNewss 04/09/2025 04/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?