KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sindikata kërkon rritje pagash për punëtorët teknikë në Prishtinë – Komuna e hapur për dakordim, vendimi pritet nesër
Politikë

Sindikata kërkon rritje pagash për punëtorët teknikë në Prishtinë – Komuna e hapur për dakordim, vendimi pritet nesër

Kosova News
Kosova News 15:19 -04/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat sot ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës ku kanë kërkuar rritjen e pagave për punëtorët teknik të Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe të disa shkollave në Prishtinë.

Një gjë e tillë është pritur mirë nga Komuna dhe mbetet që rritja e pagave të diskutohet gjatë takimit të nesërm për planifikimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës. Këtë e bëri të ditur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili poashtu theksoi se përveç rritjes së pagave, të gjitha pikat që janë diskutuar kanë arritur të dakordohen me Komunën.

“Sot kemi mbajtur një takim me udhëheqjen e Komunës së Prishtinës, tema ka qenë e ditur, kryesisht rritja e pagave të punëtorëve teknik në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe në disa shkolla të Komunës së Prishtinës. Realisht ne paraprakisht na thanë se nesër do të bisedohet lidhur me buxhetin dhe sigurisht nga këndi jonë, por jo nga nënkryetari, na është thënë se do të ketë një rritje, sa do të jetë ajo rritje nuk e dijmë as ne e as nënkryetari sepse nesër do të bisedohet për buxhetin, çka mund të themi është se edhe për disa pika të tjera të cilat i kemi diskutuar kemi rënë dakord, që është diçka e rrallë të biem dakord për të gjitha pikat… po shpresoj se do të realizohet edhe kërkesa për rritje.”, tha Azemi

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj, poashtu theksoi se Komuna në vazhdimësi po mban takime me sindikatat e ndryshme për të mundësuar komunikim sa më të qartë dhe të plotësoj nevojat e tyre.

- Reklamë -

Sa i përket pagave, Manaj tha se diskutimet për rritjen e pagave kanë filluar që vitin e kaluar dhe po tentohet që të barazohen me ato të sektorit publik.

”E tha edhe kryetari, ne sot e kemi pasur një takim shumë të frytshëm me përfaqësuesit e sindikatës. Është në kuadër të bisedave që i kemi në vazhdim me sindikatat, më herët e patëm takim edhe me përfaqësues të SBASHK-ut. Ne vitin e kaluar kemi filluar këto diskutime me Sindikatën e Punëtorëve Teknik dhe siç jeni në dijeni jemi institucioni i parë në nivel të Republikës së Kosovës që kemi bërë ngritjen e pagave për sektorin privat, duke përfshirë këtë rritje në kuadër të kontratave të punës që kemi me kompanitë private dhe është me shumë rëndësi që diskutimet që i kemi pasur vitin e kaluar janë realizuar prej komunës së Prishtinës. Pagat atëherë janë ngritur prej vlerës 250 euro në 400 euro dhe ne tashmë jemi në një fazë të re. Sot këtë takim e kemi mbajtur pikërisht një ditë para takimit që e kemi nesër me kryetarin Rama dhe me të gjitha drejtoritë për planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm dhe kjo pjesë e rritjes së pagave në sektorin privat lidhet me çështjen e buxhetit në investimet kapitale dhe ideja është që kjo pagë të ngritet që të tentohet të barazohet me atë në sektorin publik”, tha ai.

Punëtorët teknikë që shërbejnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe shkollat e Komunës së Prishtinës aktualisht paguhen përmes kontratave me kompani private, shpesh me paga më të ulëta krahasuar me sektorin publik.

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kosova News 04/09/2025 04/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?