Një mbindërtim i dyshuar në katin e fundit të një objekti në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, të njohur ndryshe si “ndërtesa e Shqipërisë”, ka shqetësuar disa banorë.
Punimet që po zhvillohen mbi njërën prej banesave të këtij objekti, sipas tyre, po kryhen pa siguri dhe në mënyrë të jashtëligjshme.
Jahë Balaj, kryetar i lagjes, tregon për shqetësimet e fqinjëve të cilët çdo ditë lëvizin nën skelet e hequra, pa asnjë masë sigurie.“Bile e kam bërë edhe një video ku shihet qartë – hiqeshin skelet pa asnjë lloj sigurie, banorët qarkullonin poshtë. Kjo ka ndodhur disa herë, njësoj edhe kur ishin qitë skelet. Ka shumë dyshime për shumë vepra penale në këtë rast” – ka thënë Balaj. .
Ai thotë se edhe pas raportimit të tij tek Drejtoria e Inspeksionit, punimet kishin vazhduar.
“Ai (Bekim Brestovci) thotë se është ndërprerë të premten, më datë 29, puna vazhdojke më datën 31, ai thotë që kanë qenë inspektorët pas shkrimit tim, por puna ka vazhduar deri pas orës 6-7 në mbrëmje, atëherë këtu diçka nuk është në rregull. Nëse vartësit e tij nuk i tregojnë atij që ka mbindërtim, çka po ndodhë? ”- shton Balaj./Kallxo.com


