KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulm vetëvrasës në një tubim politik, të paktën 13 të vdekur në Pakistan
Botë

Sulm vetëvrasës në një tubim politik, të paktën 13 të vdekur në Pakistan

Kosova News
Kosova News 13:13 -03/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një tubim politik në jugperëndim të Pakistanit, i organizuar nga Partia Kombëtare e Balokistanit (BNP).

Avokati Sajid Tareen, ushtrues detyre i kryetarit të BNP-së, tha se, sipas informacioneve paraprake, janë vrarë 13 aktivistë të BNP-së.

“Kjo ka qenë një sulm vetëvrasës, pasi policia ka gjetur kokën e sulmuesit”, tha ai pra gazetarëve në Quetta, raportojnë mediat.

Gazeta e përditshme Dawn citoi Dr. Wasim Baig nga një spital lokal në Quetta, i cili konfirmoi se janë pranuar 13 trupa të pajetë.

Megjithatë, stacioni policor Sariab tha se deri më tani kanë të dhëna për 11 të vdekur dhe 35 të plagosur. Tubimi politik u bë shënjestër mbrëmjen e djeshme, pranë stadiumit Shahwani në zonën Sariab, pas përfundimit të ngjarjes. BNP është një parti nacionaliste e udhëhequr nga Akhtar Mengal, ish-kryeministër i provincës së Balokistanit.

Mengal dhe drejtues të tjerë, përfshirë udhëheqësin e partisë Pakhtunkhwa Milli Awami (PkMAP), Mehmood Khan Achakzai, Asghar Khan Achakzai nga Partia Kombëtare Awami (ANP), dhe ish-senatori Mir Kabeer Muhammad Shahi nga Partia Kombëtare, nuk janë lënduar.

Provinca e pasur me minerale, përfshirë qytetin Quetta, prej kohësh është një vatër dhune, ku forcat e sigurisë përballen me një kryengritje me intensitet të ulët.

Gjithashtu lexoni:

Katastrofë në Venezuelë: Dy tërmete të njëpasnjëshme shkaktojnë qindra viktima dhe mbi 10,000 të zhdukur

700 milionë dollarë, aeroplanët luftarakë turq pritet të forcohen me motorë amerikanë

Merz kërkon nisjen e menjëhershme të bisedimeve për paqe në Ukrainë

Si Mark Rutte u mbijetoi skandaleve dhe u bë figura më e diskutuar e NATO-s

Rusia: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë

Kosova News 03/09/2025 03/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Fri
31 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Kushdo që kërkon zgjedhje të reja nuk ia do të mirën Kosovës
22:20 -25/06/2026
Avdullah Hoti: Duhet ta ridefinojmë komplet strukturën udhëheqëse të partisë
22:17 -25/06/2026
Komuna e Shtimes ndan subvencione për sportin dhe kulturën
21:18 -25/06/2026
Ademi pret ambasadorin austriak, flasin për ndeshjet Kosovë–Austri
20:37 -25/06/2026
Kosova dhe Austria nënshkruarjnë marrëveshje që u mundëson familjarëve të personelit diplomatik ushtrimin e veprimtarisë fitimprurëse
20:15 -25/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?