KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LVV-ja në fundjavë e voton Kurtin si mandatar për kryeministër?
Politikë

LVV-ja në fundjavë e voton Kurtin si mandatar për kryeministër?

Kosova News
Kosova News 10:16 -03/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndonëse kuvendi ende nuk e ka kompletuar kryesinë, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur planifikimet për formimin e qeverisë së re me një mbledhje të këshillit të përgjithshëm të kësaj partie për votim të mandatarit për kryeministër.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, kryetari i LVV-së Albin Kurti nuk dha një përgjigje konkrete.

“Këto janë gjëra të Prishtinës, atje i diskutojmë ato”

Por ndërkohë, anëtari i këshillit të përgjithshëm të  LVV-së, Halil Thaçi i tha RTV21 se kjo mbledhje mund të mbahet në fundjavë ndonëse siç theksoi ende nuk ka një datë zyrtare.

- Reklamë -

“Është e rrugës të mbahet kjo mbledhje dhe ta votojmë mandatarin, me dijen që mandatari për kryeministër është Albin Kurti si subjekti absolut fitues i zgjedhjeve. Fundi javës mendoj, nuk e di,  48 orë para mbajtjes së mbledhjes gjithmonë jemi të njoftuar për këtë mbledhje dhe mendoj se ka kohë gjatë kësaj jave. Po, mund të ketë mbledhje në fund të javës”, deklaroi Thaçi për rtv21

Pas votimit të Kurtit si mandatar për kryeministër emri i tij do të dërgohet te presidentja Osmani.

Të pyetur nga RTV21 se si do të veprojë presidentja në rast se i dërgohet emri i mandatarit në fazën kur kuvendit i mungon një nënkryetar nga komuniteti serb, zyra e presidentes Osmani tha se nuk kanë çfarë të shtojnë përtej asaj që “ekipi ligjor i presidentes Osmani është duke analizuar procesin e konstituimit të kuvendit dhe se ajo do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”
.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi ndërkaq vlerësojnë se presidentja nuk duhet të kërkojë mandatarin nga LVV-ja por të kërkojë sqarim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me procedurat rreth votimit të kandidatëve për nënkryetar të kuvendit nga komunitetet.

“Për të shmangur një hap që mund të rezultojë i kundërligjshëm, ajo do të duhej të kërkonte interpretim nga Kushtetuesja nëse janë respektuar parimet themelore të Kushtetutës dhe garancitë për komunitetet jo-shumicë gjatë procedimit të rendit të ditës në kuvend. Paramendojeni situatën nëse do të kemi një qeveri të dalë nga një kuvend që Kushtetuesja e rrëzon më pas. Në një rast të tillë do të përfundonim me institucione jokushtetuese”, tha Jakaj.

Të shtunën e kaluar kuvendi dështoi të zgjedh nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb meqë asnjë kandidat i Listës Serbe e as i vetëkandiduari Nenad Rashqi nuk morën votat e mjaftueshme, me ç‘rast seanca konstituive u mbyll pa zgjedhjen e nënkryetarit të 5 të kuvendit.

Në LVV thonë se formimi i institucioneve nuk mund të mbahet peng i Listës Serbe.

“Nuk duhet të jetë shteti jonë peng i një subjekti politik, subjekti i dyshuar politik sepse kamuflohet si subjekt politik derisa me bindje të plotë, sipas sjelljeve të tyre, janë organizatë terroriste. Ne duhet të ecim tutje të krijojmë  institucionet  sepse tanimë veçse jemi vonuar”, theksoi ai.

Pas mandatimit nga presidentja Osmani, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër brenda 15 ditëve duhet t’i sigurojë numrat për formimin e qeverisë se re. Nëse ai dështon mandati i kalon partisë së dytë të zgjedhjeve, PDK-së

Gjithashtu lexoni:

Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë

KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Kosova News 03/09/2025 03/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sat
20 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë
21:51 -06/06/2026
KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës
20:37 -06/06/2026
Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?