KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK: Nuk marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë, Basha t’i kthehet Kushtetutës
Politikë

LDK: Nuk marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë, Basha t’i kthehet Kushtetutës

Kosova News
Kosova News 13:01 -01/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ripërsëritur qëndrimin se nuk do të jenë pjesë e takimit të parë të Kryesisë së Kuvendit të thirrur nga kryetari, Dimal Basha, ditën kur e shpalli të mbyllur seancën konstituive ndonëse dështoi të zgjidhej nënkryetari i pestë i Kuvendit që i takon komunitetit serb.

Deputetja e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu tha se në ditën kur votuan nënkryetaren nga komunitetet jo serbe ishte një gabim teknik meqë nuk e kishin vërejtur që është bërë ndarja nga pakoja për votim të komuniteteve joshumicë.

“Ai duke ndarë edhe grupet minoritare na pamundësoi ne të marrim pjesë në një votim ashtu siç kanë qenë praktikat parlamentare. Votimi është dashur të shkojë në pako ashtu siç është dakorduar në Kryesi, aty ka pasur një lloj gabimi teknik që ne nuk e vërejtëm që është bërë ndarja, por mendojmë që praktika institucionale brenda Kuvendit do të duhej të respektohej. Në mbledhjen e  Kryesisë nuk do të marrim pjesë pikërisht për të shprehur pakënaqësinë tonë për shpalljen e konstituimit derisa nuk është kompletuar Kryesia”, tha ajo.

Këto deklarime u bënë në konferencën për media që LDK-ja e thirri me rastin e  fillimit të vitit të ri shkollor.

Lushaku-Sadriu tha se për fat të keq ky vit shkollor nuk e gjen vendin mirë të përgatitur.

“Nuk gjen ndonjë reformë përmbajtjesore që ka ngritur cilësinë e arsimit, nuk shohim ndonjë investim serioz ose prioritizim nga ana e qeverisë. Kjo ka  ndodhur përgjatë 4 viteve të kaluara dhe ne sot më 1 shtator do të mund të kishim një ambient shumë të përshtatshëm të klasave duke marrë parasysh që nevoja e nxënësve është që të shkojnë në klasa të rinovuara, me tabela digjitale, me korrikulë digjitale me korrikulë adekuate e jo kaq të ngarkuar siç është sot. Ne i kemi fëmijët që shkojnë në ambiente të papërshtatshme me kushte minimaliste përkundër faktit që MASHTI ka buxhet të mjaftueshëm”, tha tutje ajo.

Ajo tha se ky 1 shtator i gjen edhe mësimdhënësit në një pozitë të papërshtatshme e pa paga dinjitoze.

Gjithashtu Lushaku Sadriut tha se kjo ditë i gjeti edhe prindërit në vështirësi të jashtëzakonshme.

“Fatkeqësisht ky 1 shtator prindërit i gjen në vështirësi të jashtëzakonshme për sigurimin e teksteve shkollore, sepse ministria  në pamundësi të përmbushjes së obligimeve ligjore që i ka për sigurimin e teksteve shkollore ka vendosur që këtë përgjegjësi t’ia kalojnë prindërve”, deklaroi ajo.

Ndërsa, drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini tha se përkundër vështirësive si shkak i bllokimit të buxhetit të komunës, ata janë munduar të bëjnë punën e tyre për t’i ofruar nxënësve e mësimdhënësve në kryeqytet kushte më të mira në shkolla.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova News 01/09/2025 01/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?