KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrajolli: Interes strategjik i NATO-s që Kosova të jetë pjesë e saj, do të ulte kostot në Ballkanin Perëndimor
Siguri

Vrajolli: Interes strategjik i NATO-s që Kosova të jetë pjesë e saj, do të ulte kostot në Ballkanin Perëndimor

Kosova News
Kosova News 13:04 -31/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli, tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte një interes i madh strategjik për aleancën, pasi do të ulte kostot e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të ofronte resurse të reja të dobishme për vendet anëtare.

Vrajolli në intervistë për Ekonomia Online tha se Kosova po zhvillon një ushtri moderne me kapacitete të trajnuara në akademitë më prestigjioze ndërkombëtare, gjë që, sipas tij, e bën atë një aset për aleancën në kohën kur pasiguria globale është në kulmin e saj.

“Është në një interes jashtëzakonisht të madh të NATO-s që Kosova të jetë pjesë e saj, për shkak se e ulë nevojën për të investuar në siguri në Ballkanin Perëndimor e që në njëfarë forme i mundëson që këto resurse të përdoren në vendet e tjera. Po ashtu edhe resurset e Kosovës mbase janë edhe të dobishme për shkak se Kosova për dallim nga shtetet e tjera është duke krijuar një ushtri jashtëzakonisht moderne me njerëz të trajnuar në akademitë më të mira në botë. Mbase, edhe kjo do të mund të ndikonte që këta persona të jenë të dobishëm për nevojat e aleancës. Jemi në një periudhë ku pasiguria globale është në kulmin e saj, kështu që ky numër i ushtarëve që Kosova është duke ndërtuar, mbase janë edhe numër me interes edhe për aleancën”, tha Vrajolli.

Ai vlerësoi se zhvillimet në sektorin e mbrojtjes tregojnë për një progres të qartë të Kosovës, veçanërisht përmes mbështetjes nga SHBA.

“Ajo çka shihet kohët e fundit është se Kosova, megjithatë, është duke pasur një ndoshta bashkëpunim më të drejtpërdrejtë në sektorin e mbrojtjes sesa ka qenë vitin e kaluar. Është parë tani me këtë kontigjentin e pajisjeve ushtarake, të cilat Kosova i ka marr nga SHBA-ja, kështu që vërehet qartazi që Kosova është duke bërë progres sa i përket zhvillimit të sektorit të mbrojtjes”, tha ai.

Duke folur për perspektivën e anëtarësimit në NATO, Vrajolli konsideron se procesi nuk varet vetëm nga Kosova, por edhe nga përkrahja e fuqive kryesore të aleancës.

“Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO, kjo çështje nuk varet vetëm prej Kosovës. Kjo çështje varet edhe prej përkrahjes që merr Kosova nga shtetet e NATO-s, sidomos nga SHBA-ja. Po tash më duket që njëfarë forme SHBA-ja e ka krijuar rivalitetin edhe me BE-në apo me shtetet evropiane në përgjithësi, kështu që mbase përkrahje të fuqishme duhet të kemi edhe nga shtetet kyçe të Evropës, në këtë rast Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania, që do të mund t’i bindin këto jonjohëset që të paktën të abstenojnë sa i përket kërkesës së Kosovës për të qenë anëtare në NATO”.

Vrajolli përmendi edhe rastin e Suedisë si shembull se si kompromiset mund të arrihen në NATO, kur ka vullnet nga fuqitë kryesore.

“Është vërejtur sidomos në rastin e Suedisë që NATO mund të gjejë kompromis po qe se ka presion nga shtetet kyçe të NATO-s që edhe kur mendohet që një shtet mund ta ketë të pamundur për të qenë pjesë e NATO-s bëhet. Vetoja e Turqisë ndaj Suedisë ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme dhe ndryshimi i qëndrimit turk tregon që, megjithatë, NATO mund të gjejë forma për të arritur konsensusin për të tejkaluar një sfidë”, tha Vrajolli.

Gjithashtu lexoni:

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte

Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Kosova News 31/08/2025 31/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?