Lista Serbe e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ankesën e paralajmëruar për shkelje të të drejtave të tyre në Kuvend.
Ankesa ka ardhur pasi disa prej kandidatëve të Listës Serbe dështuan të votoheshin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
“Parimet kushtetuese dhe demokratike po shkelen rëndë dhe serbët janë të paaftë ta ushtrojnë të drejtat e tyre të garantuara”, thuhet në njoftimin e LS-së.
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, në konferencë për media ishte ankuar se me ndarjen e procedurës së votimit të nënkryetarëve nga komunitetet dhe me propozimin e emrave të kandidatëve përmes shortit, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, shkeli Kushtetutën e Rregulloren e Kuvendit.


