KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Homazhe dhe memorial për Triumf Rizën, Kurti: Hero kundër bandave kriminale
Siguri

Homazhe dhe memorial për Triumf Rizën, Kurti: Hero kundër bandave kriminale

Kosova News
Kosova News 11:07 -30/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Janë mbajtur homazhe te pllaka përkujtimore e zyrtarit policor Triumf Riza dhe njëherësh është vendosur gurthemeli për memorialin kushtuar policëve të rënë në krye të detyrës. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve të larta të vendit, familjarë dhe qytetarë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky memorial është bërë për të nderuar një zyrtar të jashtëzakonshëm policor, i cili para 18 viteve u vra mizorisht në lagjen Dardania në kryeqytet.

“Jemi këtu për të bërë nderime për një zyrtar të jashtëzakonshëm policor i cili para 18 viteve në këtë vend, këtu në vendparkimin e lagjes Dardania në kryeqytet, u vra mizorisht me një breshëri plumbash. Triumf Riza para se të jetë polic i guximshëm ishte njeri i guximshëm. Menjëherë në vitin 1999 kur ishte 20-vjeçar u inkuadrua në Policinë e Kosovës, për t’i shërbyer rendit publik dhe sundimit të ligjit, ishte i përkushtuar dhe i pakompromis. Unë kam banuar për 9 vite në këtë lagje dhe e kam njohur personalisht Triumf Rizën. Ka qenë djalë fenomenal i kryeqytetit që ka dashur drejtësinë dhe nuk e ka kursyer veten në asnjë çast për drejtësi. Edhe në të gjallë ka qenë shembull për të gjithë, e tash si hero i Kosovës, si dikush që sakrifikoi kundër bandave kriminale, është bërë inspirim për secilin zyrtar shteti e jo vetëm për Policinë e Kosovës”, tha Kurti.

Babai i Triumfit, Shefqet Riza, falënderoi për ngritjen e lapidarit në vendin ku ai u vra.

- Reklamë -

“Falemnderoj Kryeministrin për kujdesin e jashtëzakonshëm që ka treguar për ngritjen e lapidarit këtu. Sepse lapidarin pikërisht në atë vend e kanë ngritur shokët e Dardanisë”, u shpreh ai.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Triumf Riza është simbol i luftës ndaj krimit në kryeqytet.

“Në qoftë se Afrim Bunjaku e Enver Zymberi janë simbol të mbrojtjes së integritetit territorial dhe shtrirjes së sovranitetit të Kosovës në veri, Triumf Riza është simbol i luftës ndaj krimit e shtrirjes së ligjshmërisë në kryeqytet. Duke respektuar sakrificën e tij, ne respektojmë të gjithë ata që punojnë për rend e ligj, të cilët punojnë për forcimin e shtetit të Kosovës, e të cilët punojnë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e ardhshme të Kosovës”, tha Sveçla.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se Riza ishte oficer shembullor i policisë dhe pjesë e njësive speciale.

“Triumfi ka qenë një oficer shembullor i Policisë së Kosovës, një oficer i veçantë i njësive tona speciale, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve dhe ngritjen profesionale të njësive tona. Fatkeqësisht dora gjakatare e krimit e mori shumë herët dhe e pengoi në rrugën e rritjes dhe kontributin e tij në Policinë e Kosovës”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Kosova News 30/08/2025 30/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?