KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKD: Kuvendi duhet të përsërisë votimin për nënkryetarët e komunitetit
Politikë

IKD: Kuvendi duhet të përsërisë votimin për nënkryetarët e komunitetit

Kosova News
Kosova News 14:21 -27/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson zgjedhjen e Dimal Basha si kryetar i Kuvendit si një hap të rëndësishëm për tejkalimin e bllokadës institucionale, por thekson se procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve nga komunitetet jo-shumicë është zhvilluar në shkelje të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit, aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe praktikës parlamentare.

IKD ka monitoruar se gjatë seancës konstituive më 26 gusht, procedura e zgjedhjes së nënkryetarëve nga komunitetet jo-shumicë nuk është zbatuar në përputhje me rregullat e përcaktuara, duke cenuar përfaqësimin dhe integrimin kushtetues të komuniteteve jo-shumicë.

“Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, kandidaturat për nënkryetarë duhet të propozohen me shkrim nga shumica e deputetëve të komuniteteve përkatëse dhe të votohen së bashku, në pako”, thuhet në reagim.

Në rastin konkret, IKD thekson se kandidatura dhe zgjedhja e Emilija Rexhepit nuk kanë respektuar këtë procedurë, duke shkelur kërkesat e formës së propozimit dhe transparencës. Po ashtu, sipas kësaj organizate, votimi është ndarë në mënyrë të kundërligjshme, duke shkelur një praktikë të mëparshme të pranuar nga vetë subjektet politike.

IKD kërkon nga Kryetari i Kuvendit që në seancën e radhës, të përsëritet procesi i votimit për nënkryetarët nga komunitetet jo-shumicë, duke respektuar në mënyrë rigoroze Kushtetutën, Rregulloren dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në reagim ndër të tjera thuhet se procedura duhet të jetë e bazuar në propozime me shkrim dhe votim të përbashkët në pako, për të garantuar përfaqësimin kushtetues dhe integrimin demokratik të komuniteteve.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova News 27/08/2025 27/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?