KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve në Gjilan
Siguri

Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve në Gjilan

Kosova News
Kosova News 10:06 -26/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurve A. S., R. A. dhe R. Z.

“Më 23 gusht 2025, rreth orës 15:00, në fshatin Vërbicë e Zhegovcit, Komuna e Gjilanit, të pandehurit dyshohen se pa autorizim kanë kultivuar bimën e kanabisit. Gjatë kontrollit të kryer nga zyrtarët policor, në oborrin e shtëpisë së të pandehurit A. S., në brendësi të serave të ndërtuara, janë gjetur 496 bimë kanabisi me gjatësi rreth 2 metra. Kjo tregon se të pandehurit kanë kultivuar bimën me qëllim prodhimin e narkotikëve pa autorizim ligjor”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të pandehurit akuzohen për veprën penale “kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, sipas nenit 272 paragrafi 1 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, i pandehuri A. S. akuzohet edhe për mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas nenit 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjykata ka vlerësuar se për të pandehurin R. A. janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi ky i fundit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes sapo ka kuptuar se po kryhej kontroll policor. Gjykata ka konstatuar gjithashtu se lirimi i të pandehurve do të pengonte rrjedhën e procedurës penale dhe se ekziston rreziku që ata të ndikojnë tek njëri-tjetri.

“Në bazë të veprimeve të mëparshme penale të evidentuara ndaj të pandehurve dhe rrethanave të tjera, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masat alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale, duke marrë kështu vendim për caktimin e paraburgimit. Të pandehurit kanë të drejtë të ankohen ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”, theksohet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Kosova News 26/08/2025 26/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?