KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Më 27 gusht në Prizren, shfaqet për herë të parë filmi që trajton sulmin terrorist në Banjskë
Kulturë

Më 27 gusht në Prizren, shfaqet për herë të parë filmi që trajton sulmin terrorist në Banjskë

Alban Begolli
Alban Begolli 22:49 -25/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Adhuruesit e kinemasë në Kosovë po presin me padurim premierën e filmit më të ri “Në Errësirën e Diellit – Kosova”, e cila do të mbahet më 27 gusht 2025, në orën 20:00, në sallën Cinemarine të Abi Çarshisë, në Prizren.

Në këtë ngjarje të veçantë do të marrin pjesë edhe aktorët e filmit, ndërsa biletat mund të sigurohen në sportelet e Cinemarine me çmimin 3,5 euro, shkruan KosovaNews.

Ky prodhim i kinematografisë turke trajton një nga ngjarjet më tronditëse të viteve të fundit në Kosovë – sulmin terrorist në Banjskë, të kryer nga grupe paramilitare serbe në shtator të vitit 2023.

Filmi vjen si vazhdim i rrëfimit të nisur me “Fytyra të Fshehura – Bosnja”, që trajtonte fshehjen e kriminelëve të luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Kësaj here, fokusi zhvendoset drejt Kosovës dhe përballjes së saj me kërcënimet serioze të sigurisë pas ngjarjes së Banjskës.

- Reklamë -

Me regji të Haktan Özkan dhe prodhim të Çiçek Yapım, filmi sjell një përshkrim dramatik dhe emocional të atyre ditëve kritike. Ai përqendrohet në përpjekjet e agjentëve turq për të parandaluar një luftë të madhe që mund të shpërthente në Ballkan, duke pasqyruar njëkohësisht bashkëpunimin strategjik dhe operacional mes Kosovës dhe Turqisë në përballjen me këto kërcënime.

Në rolet kryesore shfaqen aktori me origjinë nga Kosova Gökhan Tunalıgil, si dhe Ayhan Krüezi dhe Ebru Taşçı. Në kastin e filmit janë gjithashtu aktorë të njohur si Ümit Acar, Müge Ulusoy, Bora Sivri, Ali Düşenkalkar, Ayhan Işık, si dhe artistja kosovare Sonay Buş.

Përveç premierës së hapur për publikun, më 28 gusht, në orën 19:30, do të organizohet një shfaqje e veçantë vetëm për të ftuarit në kinemanë Doku Kino.

Organizatorët u bëjnë thirrje adhuruesve të kinemasë që të mos e humbasin këtë mundësi unike për të takuar aktorët dhe për të përjetuar emocionin e një filmi që trajton një nga ngjarjet më të ndjeshme në historinë e re të Kosovës.

View this post on Instagram

A post shared by Abi Carshia (@abicarshia)

Gjithashtu lexoni:

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Fitore Pacolli: Mos keni merak, veriu është RKS

Luan Aliu: Përkrahja e qytetarëve po dëshmon besimin për vazhdimin e punëve të mira

Rriten çmimet e derivateve, publikohen tarifat për sot

Alban Begolli 25/08/2025 25/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic
09:07 -04/06/2026
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike
08:49 -04/06/2026
Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius
08:33 -04/06/2026
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?