KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ miraton programin e stafit zgjedhor dhe hapjen e qendrës së re të votimit në lagjen “Marigona Residence”
Politikë

KQZ miraton programin e stafit zgjedhor dhe hapjen e qendrës së re të votimit në lagjen “Marigona Residence”

Kosova News
Kosova News 15:01 -25/08/2025
Shpërndaje
xr:d:DAFRctJW6WM:16,j:40455749615,t:22110911
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e së hënës miratoi programin për Trupat Menaxhuese të Zgjedhjeve dhe stafin zgjedhor për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025, si dhe vendosi hapjen e një Qendre të Votimit në lagjen “Marigona Residence” në Graçanicë.

Vendimet e tjera të rëndësishme përfshijnë miratimin e procedurës për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta dhe largimin nga lista votuese të personave të vdekur.

Sipas raportit të Drejtorit të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, nga fillimi i periudhës për ndërrim të Qendrës së Votimit më 28 qershor e deri më 24 gusht, janë pranuar 8,107 kërkesa, prej të cilave 7,432 janë aprovuar. Ndërkaq, për votuesit jashtë Kosovës që do të votojnë me postë, janë aprovuar 21,436 kërkesa dhe refuzuar 5,244 deri më 25 gusht 2025. Afati për të dy proceset përfundon më 29 gusht.

Programi i stafit zgjedhor sipas udhëheqsit të Këshillit për Operacione Zgjedhore, Arianit Elshani përfshin trajnerë, anëtarë të Këshillave të Vendvotimit, ekipe mobile për votimin e personave me nevoja të veçanta, numërues në Qendrat Komunale të Numërimit dhe stafin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve. Udhëzuesi për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta ka për qëllim lehtësimin e procesit dhe garantimin e të drejtës kushtetuese për të gjithë qytetarët.

Në kuadër të përmirësimit të listës votuese, KQZ vendosi largimin e 1,514 personave të vdekur që në ditën e zgjedhjeve do të kishin moshën 95 vjeç ose më shumë. Ndërkohë, Qendra e re e Votimit në lagjen “Marigona Residence” do t’u mundësojë votuesve lokalë të votojnë më afër banesës së tyre, duke shmangur udhëtimin rreth 3 km deri në qendrën e mëparshme në Preoc.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova News 25/08/2025 25/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?