Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit të së hënës në komunën e Shtimes.
Të aksidentuara janë një autobus dhe një veturë, ndërkaq nuk dihet nëse ka të lënduar.
Në një video të dërguar nga një lexues i KosovaNews, shihet se aksidenti ka qenë mjaft i rëndë dhe nga goditja ka pësuar dëme autobusi, ndërsa vetura shihet tejet e dëmtuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës, si dhe zjarrfikësit.
Për më shumë rreth këtij aksidenti, KosovaNews, ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të detajeve të reja. /KosovaNews/




