Foto: Ilustrim
Një rast i dhunës në familje është raportuar sot në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gani Butka”, ku në konflikt janë përfshirë një grua rreth 52-vjeçare dhe vajza e saj rreth 23-vjeçare.
Fillimisht, mosmarrëveshja mes tyre ka nisur me fjalosje, por më pas ka kaluar në shtyrje dhe tentim goditjesh. Të dyja kanë akuzuar njëra-tjetrën për dhunë dhe kanë refuzuar të marrin ndihmë mjekësore.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është iniciuar rasti “Dhuna në Familje”, ndërsa të dyja palët janë liruar në procedurë të rregullt.


