KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkarkohet gjenerali amerikan pasi Trumpit nuk i pëlqeu se si raportoi për sulmin ndaj Iranit
Botë

Shkarkohet gjenerali amerikan pasi Trumpit nuk i pëlqeu se si raportoi për sulmin ndaj Iranit

Kosova News
Kosova News 11:43 -23/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri amerikan i Mmbrojtjes, Pete Hegseth, ka shkarkuar një gjeneral, agjencia e të cilit kishte nxjerrë një raport fillestar të inteligjencës për dëmet në objektet bërthamore iraniane pas sulmeve amerikane, i cili e kishte zemëruar presidentin Donald Trump.

Gjeneral-lejtnanti Jeffrey Kruse nuk do të vazhdojë më të ushtrojë detyrën e shefit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes së SHBA (DIA), thanë burime për AP.

Shkarkimi është një tjetër tronditje në kryesinë ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës së vendit, dhe vjen disa muaj pasi detajet e raportit paraprak janë rrjedhur në media, raporton reuters.

Në raport thuhej se programi bërthamor iranian ishte penguar vetëm për disa muaj nga sulmet amerikane, gjë që ishte në kundërshtim me pretendimet e Trumpit dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në një konferencë për shtyp pas sulmeve të qershorit, Hegseth sulmoi gazetarët për, siç pretendoi ai, anshmëri kundër ushtrisë, por nuk ofroi asnjë provë të drejtpërdrejtë për shkatërrimin e objekteve iraniane të prodhimit bërthamor.

Ky është një tjetër ndër vendimet e diskutueshme dhe kontroverset që lidhen me Hegsethin.

Më herët, ai kishte ndërmarrë “pastrime” brenda Ministrisë së Mbrojtjes, pasi nga Pentagoni kishin rrjedhur në media informacione që flisnin për kaos në këtë institucion.

Përveç kësaj, Hegseth shkaktoi polemika edhe kur ndau plane sekrete për një sulm amerikan në Jemen në aplikacionin Signal, në një grup ku gabimisht ishte shtuar edhe një gazetar i gazetës amerikane The Atlantic. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 23/08/2025 23/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?